Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vizita e Berishës në SHBA, Yzeiri: Viza hyrëse ishte veç lëshim, ‘non grata’ mbetet në letër! Pritja e Wendt i vuri kapakun


Analisti thotë se viza hyrëse në SHBA ishte veçse një lëshim për Sali Berishën, por takimet e tij atje me Fatmir Mediun dhe ca shqiptarë, treguan qartazi pozitën e kryedemokratit. Pritja e ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Ëendt vulosi statusin e pandryshuar të 'non gratës'.

Vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara nuk shënoi asnjë ndryshim për kreun e Partisë Demokratike: ai vijon të mbetet “non grata”, shprehet Ilir Yzeiri. Në një bisedë në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, analisti thotë se viza hyrëse ishte veçse një lëshim, por takimet e tij atje me Fatmir Mediun dhe ca shqiptarë, treguan qartazi pozitën e kryedemokratit. Në ‘ekuacion’ shtohet edhe pritja e ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ku në listën e të ftuarve ishin Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi e Belind Këlliçi, por jo Berisha. Për këtë të fundit thjesht ‘u vulos’ se mbetet “non grata.” LEXO edhe...Këshilli Bashkiak i Durrësit i thotë ‘po’ propozimit të PS për hartën e re territoriale, opozita braktis sallën “Shtete të mëdha, lider si SHBA, me gjithë atë që po ndodh në administratën e Trump, ka disa institucione që nuk ndryshojnë dot nga humori që mund të ketë një president. Ne s’dimë të ketë ndodhur një gjë e tillë. Megjithëse Berisha loboi fort, i vetmi lëshim që iu bë ishte t’i jepej vetëm një vizë hyrëse në një aktivitet ku Trump pagoi për t’u mbledhur në Teksas te konventa e madhe e republikanëve. Ai vajti atje dhe takoi vetëm Fatmir Mediun e dy shqiptarë. S’e pamë të takonte ndonjë tjetër. Ndoshta ky lëshim iu bë edhe për shkak të moshës. Nuk e ndihmoi politikisht. Non grata është në letër, ne s’kemi parë t’i hiqet. Po gjyqi që do të bënte në Francë ku është se nuk po e pyet njeri? Ardhja e ambasadorit amerikan i vulosi të gjitha. Ai jo vetëm që nuk e ftoi në darkën pritëse, por identifikoi disa berishistë të tjerë më të vegjël, por më të moderuar dhe që nuk janë non grata”, u shpreh Yzeiri. Analisti foli edhe për protestën e paralajmëruar të enjten nga Berisha, ndërsa në rendin e ditës në Kuvend do të jetë reforma territoriale. “Si mund të bashkohet një flamingo me Berishën është pjesë e jetës shqiptare, këtu kemi arritur. Një flamingo dhe Berishën do t’i shohim bashkë. Janë në të drejtën e tyre të protestojnë derisa të duan. Të paktën mos të na pengojnë trafikun”, tha Yzeiri. P.J/E.H/ReportTv.al Sot Live në Shqipëri ilir yzeiri SHBA PD sali berisha Eric Wendt Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 3134 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?