Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Kapri: Kryeministri po mbron veten, po tenton t’i vëri drynin SPAK-ut


Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, i ftuar në News24 komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, i ftuar në News24 komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Kapri theksoi se me këto ndryshime, Rama është duke mbrojtur veten. Sipas Kaprit, Rama është duke tentuar që t’ja vendosë drynin SPAK-ut. “Me ndryshimet në Kodin Penal, kryeministri Edi Rama po tenton që t’ja vendosë kyçin SPAK-ut. Rama me këto ndryshime nuk lejon drejtësinë të veprojë. Mund të jetë edhe mbrojtje për veten e tij. Rama po sulmon drejtësinë drejtpërdrejtë, është duke u ulur pagat zyrtarëve që punojnë në sistemin e drejtësisë, po lobon kundër tyre, nuk di çfarë duhet të bëjë më shumë”, deklaroi Kapri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: erald kapri ndryshimet ne kodin e proedures penale