Vizita e Sali Berishës në SHBA nuk ndryshon asgjë për Partinë Demokratike, e cila sipas ish-deputetit demokrat Edmond Spaho vazhdon të përballet me të njëjtat probleme që e kanë çuar nga humbja në humbje. Në një analizë për gjendjen e opozitës në Report TV, Spaho e cilësoi udhëtimin e Berishës një arritje personale dhe jo të PD-së, ndërsa tha se zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të jenë një provë zjarri për partinë. Sipas tij, demokratët nuk kanë reflektuar pas humbjeve, po hyjnë të papërgatitur në garë dhe, nëse përsëritin rezultatin e vitit 2025, rrezikojnë zhbërjen. I ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Spaho tha se fakti që Berisha arriti të udhëtojë në SHBA pas pesë vitesh përpjekjesh është një sukses personal, por nuk do të thotë se statusi "non grata" ka ndryshuar, pasi nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Ai e quajti gjithashtu të ekzagjeruar krahasimin që Berisha i bëri Shqipërisë së sotme me vitin 1990, duke e cilësuar atë më shumë si një mesazh për bazën e PD-së sesa një thirrje reale ndaj SHBA-ve. LEXO EDHE:Ahmetaj nxjerr audiopërgjimin dhe akuzon për trafik armësh, opozita kërkon hetim parlamentar për KAYO dhe rolin e izraelitit Yeffet "Unë e shoh si një arritje personale e Berishës që pas pesë vitesh përpjekje arriti të shkojë për një vizitë private në SHBA, aq më tepër që organizata, pjesë e delegacionit ku ai është, e ka zgjedhur Berisha zv/president të IDU mesa di unë. Pra është arritje personale por sa kohë që nuk konfirmohet që non-grata është hequr, pra nuk është arritje e PD. Nëse ai zhvillon takime me zyrtarë shtetërore, atëherë non-grata nuk është hequr. Ajo që më bëri përshtypje ishte thirrja që Berisha u bëri SHBA-ve për të ndihmuar Shqipërinë për të kapërcyer ‘këtë regjim’ duke e krahasuar me vitin 1990. Mendoj që është thirrje shumë e ekzagjeruar. Shqipëria nuk është në atë gjendje. Është një demokraci në fazën e fundit të mbylljes së negoiciatave për anëtarësim në BE. Mund të ketë shumë probleme por vendi ynë nuk është në atë fazë si në vitin 1990. Kjo është një përpjekje e Berishës për të forcuar rradhët e tij brenda vendit se sa një lëvizje reale që i drejtohet SHBA-ve” tha Spaho Duke u ndalur te zgjedhjet vendore të vitit 2027, Spaho tha se Partia Demokratike po përsërit të njëjtat gabime që, sipas tij, e kanë shoqëruar në humbjet e viteve të fundit. Një prej tyre është zgjedhja e kandidatëve në minutë të fundit. “PD i lë gjërat për momentin e fundit. Përzgjedhjen e kandidatëve e bën me vonesë. Më mirë të mos i zhvillojë primaret e ti caktojë njerëzit që sot e tu japë kohë të përgatiten. Modeli që ka Berisha është i mbrapshtë. Përse drejtuesit e PD nuk reagojnë dhe nuk heqin nga praktika të tilla jo produktiva. Krahu tjetër ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, ndërsa PD është si gjithmonë i vonuar. Vërej që strukturat në degë janë të fjetura, amorfe, nuk mblidhen. Tempi i jetës politike po intensifikohet se po afrohen zgjedhjet e PD do ta ketë të vështirë t’i fitojë. E kanë të vështirë të dalin nga modelet e të vjetrës. Janë mësuar me një model të të bërit politikë dhe opozitë dhe nuk shkëputen dot" tha ai. Sipas Spahos, zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të jenë testi vendimtar për mbijetesën e PD-së, pasi partia nuk ka reflektuar pas humbjeve, vazhdon me të njëjtin model politik dhe, nëse përsërit rezultatin e vitit 2025, rrezikon të shkojë drejt zhbërjes. "Zgjedhjet e ardhshme vendore janë një provë zjarri për pd që vjen nga 13 vite opozitë dhe humbje që kanë ardhur duke u thelluar. Nuk ka pasur reflektim, marrje përgjegjësie apo analizë reale. Fshihen pas asaj që ‘na i ka vjedhur Rama’. Rezultati katastrofik i viti 2025 nuk mund të justifikohet me manipulim zgjedhor. Janë 300 mijë vota diferencë. Kjo diferencë duhej shoqëruar me veprime që PD të arrinte të shëndoshej e të dilte si forcë serioze konkurruese. Kjo nuk ka ndodhur. Nëse përsëritet i njëjti rezultat si në 2025 apo 20-23, PD shkon me vrap drejt zhbërjes. Berisha me të vetën mund të jetë kandidat për kryeministër por nuk besoj se ai do të jetë më kryeministër i Shqipërisë. Sepse PD është shumë larg të qenurit një force politike fituese, larg shqetësimeve të elektoratit, ndjek një model të vjetër, nuk bën një opozitë serioze, por ka ngelur tek forma jo produktive duke bërë sherrxhiun në parlament. Mazhoranca nuk është e kulluar, përkundrazi shquhet nga tendenca e arrogancës dhe të mbajturit të kundërshtarit jashtë bashkëpunimit politik, por kjo nuk do të thotë që PD t’i përgjigjet me të njëjtën formë. Ajo duhet të afirmohet si forcë serioze që prek nervin e qytetarëve por bën të kundërtën me të njëjtën metodë që ka prodhuar humbje në të shkuarën” tha Spaho. Spaho insistoi që Partia Demokratike duhet të shkëputet nga modeli i ndërtuar rreth Sali Berishës, duke e cilësuar iluzion bindjen se partia nuk fiton pa Berishën. Përkundrazi, sipas Spahos, 82 vjeçari e ka mbyllur ciklin e tij politik pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe nuk ka më çfarë t'i ofrojë partisë. "“‘PD pa Berishën humbet’ është një iluzion i krijuar nga militantët e PD. PD nuk i është lejuar të afirmohet apo krijojë individualitetin e saj pa Berishën. Edhe pas vitit 2013, Berisha ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në qëndrimet politike të PD. Të thuash që një udhëheqje e re e PD nuk sjell fitore, është jo serioze. Edhe sikur të jemi në kushtet kur një drejtues i ri merr frenat e PD-së, ai duhet provuar. Nëse nuk ia arrin duhet zëvendësuar. Procesi i zgjedhjes së liderit, nuk është i shkurtër në kohë. Duke vendosur Berishën në ccdo hap , duke lejuar influencën e tij në zgjedhjen e rjyetarit, procesi kthehet në gjysmak dhe pasojat do të jenë të dyfishta. PD duhet të shkëputet nga ky model. Berisha e ka mbyllur aktivitetin e tij politik për shkak se ka kaluar disa humbje njëra pas tjetrës, nuk ka ccfarë i jep PD-së dhe edhe mosha e tij biologjike nuk e lejon të jetë aktiv në politik apo të pretendojë të jetë kryeministër i vendi” tha Spaho U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: edmond spaho PD sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento E sakt: 08/09/2026 18:39 Mos i ka premtuar Rama ndonje pun ketij si gjelit te detit te Peqinit? Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6.1% Vota total: 1920 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
