Pas përplasjeve te Kuvendi, protestuesit bllokojnë bulevardin me thirrjet: Arrestoni Ramën! Protesta e qytetarëve është zhvendosur në një tjetër pikë të kryeqytetit, ku tubuesit kanë bllokuar bulevardin në kryqëzimin kryesor pranë ish-Hotel Dajtit. Për disa minuta, protestuesit kanë qëndruar në rrugë duke vijuar thirrjet kundër qeverisë.
“Arrestoni Ramën” dhe “Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat”, janë disa prej thirrjeve të përsëritura gjatë protestës, e cila këtë të martë shënon ditën e 101-të të asaj që organizatorët e quajnë revoltë qytetare.
Tubimi i sotëm ka ndjekur një dinamikë ndryshe nga herët e tjera. Pas protestës dhe tensioneve pranë Kuvendit, qytetarët kanë vijuar me marshim, duke e zhvendosur protestën përpara Kryeministrisë.
Bllokimi i njërit krah të bulevardit ka shkaktuar trafik të rënduar dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve, jo vetëm në këtë aks, por edhe në Unazë. Në disa segmente janë krijuar radhë të gjata, ndërsa devijimi i mjeteve drejt rrugëve alternative ka shtuar fluksin në zonat përreth.
Tensionet u regjistruan ndërsa në Kuvend po zhvillohej seanca plenare për sesionin e ri parlamentar. Gjatë përplasjeve ndërhyri policia, ndërsa disa protestues u arrestuan dhe të tjerë u shoqëruan në komisariat.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit vijuan tubimin, duke u larguar nga zona e Kuvendit dhe duke marshuar nëpër kryeqytet. Bllokimi i bulevardit pranë ish-Hotel Dajtit shënoi një tjetër etapë të protestës së kësaj të marte. Qytetarët nuk tërhiqen nga tubimi dhe paralajmërojnë se do të vijojnë protestën me një marshim, duke bllokuar ashtu si çdo natë, rrugët kryesore të Tiranës. Pas mbi dy orësh tensione dhe përplasje te Kuvendi, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë 8 Shtator, 19:37 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përplasja për pagat/ Sokol Sadushi thërret gjyqtarët në mbledhje urgjente më 10 shtator 8 Shtator 2026, 19:4419:44Aktualitet Pas mbi dy orësh tensione dhe përplasje te Kuvendi, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë 8 Shtator 2026, 19:3519:35Aktualitet 'Fsi' Berishën në Britaninë e Madhe, Fatjon Dauti sërish protagonist; 30-vjeçari autor i plagosjes në Kukës 8 Shtator 2026, 19:0819:08Aktualitet “Lironi rrugën!"/ Tensione pranë Kuvendit, policia arreston protestuesit (Video) 8 Shtator 2026, 19:0519:05Aktualitet Deputetët ende në Kuvend, ndërhyn Policia për të hapur rrugën 8 Shtator 2026, 18:4418:44Aktualitet Vatër e re zjarri në Çërrilë, flakët përhapen me shpejtësi në pyllin me pisha 8 Shtator 2026, 18:4318:43Aktualitet

