Momente nga ndalimi i protestuesve Tensionet u shtuan në momentin kur një grup qytetarësh tentuan të afrohen në zonën e pedonales, ndërsa pati dyshime se deputetët kishin parkuar automjetet e tyre në parkimin e një qendre tregtare Vijojnë tensionet në zonën rreth Kuvendit, edhe pse prej më shumë se 1 ore ka përfunduar seanca e parë plenare e sesionit të ri.
Policia ka shoqëruar disa qytetarë, ndërsa një grup qytetarësh protestues i bënin thirrje të arrestohej Edi Rama.
Me megafon policia i ka kërkuar qytetarëve që të shpërndahen dhe të mos bllokojnë akset rrugore. “Lironi rrugën, bllokimi përbën vepër penale”, ishin thirrjet që Policia i ka drejtuar protestuesve, ndërsa më pas ka pasur një ndërhyrje të shpejtë të uniformave blu duke ndaluar disa protestues. Tensionet u shtuan në momentin kur një grup qytetarësh tentuan të afrohen në zonën e pedonales, ndërsa pati dyshime se deputetët kishin parkuar automjetet e tyre në parkimin e një qendre tregtare, pranë godinës së Parlamentit. Policia ka ndërhyrë fillimisht duke larguar qytetarët dhe më pas ndërmori veprimet për arrestimin e disa prej tyre. Ajo që ra në sy gjatë protestës së sotme ishte angazhimi i madh i civilëve, pra personave pa uniformë, që duket se piketonin protestues dhe i izolonin ata, teksa më pas ishin policë me uniformë që ndërhynin. screenshot 10 arrestohen protestuesit 15d10344 4f78 4a5e a00e 78d008a958f5 capture1png Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Deputetët ende në Kuvend, ndërhyn Policia për të hapur rrugën 8 Shtator 2026, 18:4418:44Aktualitet Vatër e re zjarri në Çërrilë, flakët përhapen me shpejtësi në pyllin me pisha 8 Shtator 2026, 18:4318:43Aktualitet Protestuesit pritë me vezë deputetëve, sulmohen disa automjete; Adriatik Lapaj shoqërohet nga policia 8 Shtator 2026, 18:3418:34Aktualitet Zjarret kërcënojnë banesat/ Mbi 5 vatra aktive në Lezhë, ndërhyrje masive në Librazhd 8 Shtator 2026, 18:1318:13Aktualitet Protesta para Kuvendit, momenti kur policia arreston protestuesin e “armatosur” me vezë (Video) 8 Shtator 2026, 17:5817:58Aktualitet Protestuesit thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën 8 Shtator 2026, 17:4217:42Aktualitet

