Partia e Lirisë denoncoi se trafiku në Tiranë tashmë që ka nisur dhe viti shkollor, është rënduar në mënyrë të ndjeshme dhe kërkon ndërhyrje për t’i dhënë zgjidhje. Anëtari i kësaj force politike në këshillin bashkiak të Tiranës, Artan Distafa, tha se bashkia duhet të bëjë një plan konkret dhe afatgjatë për menaxhimin e trafikut në oraret kur nis e përfn shkolla si dhe të përmirësohet transporti publik LEXO edhe...Veliaj propozon që 4 liderët e UÇK-së të shpallen ‘Qytetarë Nderi’: Tirana s’mund t’ua japë lirinë, por duhet t’i nderojë Deklarata e plotëMe nisjen e vitit të ri shkollor, trafiku në Tiranë është rënduar në mënyrë të ndjeshme. Çdo mëngjes mijëra qytetarë, prindër, nxënës dhe punonjës përballen me të njëjtën situatë, kolona kilometrike makinash, rrugë të bllokuara dhe minuta të pafundme të humbura në trafik. Për prindërit, nisja e shkollës nuk duhet të nënkuptojë nisjen e një beteje të përditshme për të çuar fëmijët në shkollë dhe për të mbërritur në punë në kohë. Tirana është rritur në ndërtime, por nuk është rritur në infrastrukturë. Janë dhënë leje ndërtimi pa një plan serioz për rrugët, transportin publik, parkimet dhe lëvizshmërinë e qytetarëve. Ndërkohë, transporti publik vazhdon të jetë larg standardeve që kërkon një kryeqytet europian. Kur autobusi nuk është alternativë reale dhe efikase, qytetari detyrohet të përdorë automjetin personal. Rezultati është ai që shohim çdo ditë, më shumë makina, më pak lëvizje dhe një qytet që paralizohet. Ky nuk është thjesht një problem trafiku, por problem planifikimi dhe menaxhimi të qytetit. Ne kërkojmë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet përgjegjëse: - një plan konkret për menaxhimin e trafikut në oraret e hyrje-daljes së shkollave. - masa të menjëhershme për zonat pranë shkollave dhe akset më të ngarkuara. - forcimin dhe përmirësimin real të transportit publik. - koordinim të policisë rrugore dhe strukturave të bashkisë në pikat problematike. - transparencë mbi ndikimin që kanë lejet e reja të ndërtimit në trafikun dhe infrastrukturën e qytetit. - një plan afatgjatë për lëvizshmërinë urbane, në vend të zgjidhjeve të përkohshme. Tirana nuk ka nevojë për më shumë premtime. Ka nevojë për një qytet që funksionon. Prindërit nuk mund të humbin çdo mëngjes orë në trafik, nxënësit nuk mund të nisin ditën mes kaosit dhe qytetarët nuk mund të paguajnë çdo ditë koston e një qyteti të planifikuar pa vizion. Fillimi i shkollave e bëri edhe më të dukshëm atë që qytetarët e Tiranës e përjetojnë prej kohësh: Tirana është rritur pa u përgatitur për të përballuar këtë rritje. G.M./ReportTv.al Artan Distafa Partia e Lirise trafik Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.2% Nuk e di 4.7% Vota total: 4298 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
