Lajme Zone
Viti i ri shkollor/ Bie numri i nxënësve në qarkun e Korçës
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Viti i ri shkollor/ Bie numri i nxënësve në qarkun e Korçës

52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në total. Viti i ri shkollor nis me rënie të numrit të nxënësve në qarkun e Korçës. Sipas të dhënave zyrtare për vitin shkollor 2026–2027, në klasën e parë janë regjistruar 1351 nxënës, nga 1403 që ishin një vit më parë. Pra, bankave të klasave të para këtë shtator u mungojnë 52 nxënës, ose rreth 3.7% krahasuar me vitin e kaluar. Thuajse i pa

52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në total. Viti i ri shkollor nis me rënie të numrit të nxënësve në qarkun e Korçës.

Sipas të dhënave zyrtare për vitin shkollor 2026–2027, në klasën e parë janë regjistruar 1351 nxënës, nga 1403 që ishin një vit më parë. Pra, bankave të klasave të para këtë shtator u mungojnë 52 nxënës, ose rreth 3.7% krahasuar me vitin e kaluar.

Thuajse i pandryshuar paraqitet numri i nxënësve që nisin gjimnazin. Në klasat e dhjeta janë regjistruar 1566 nxënës, vetëm 3 më pak se 1569 që rezultonin në vitin shkollor 2025–2026.

Në arsimin bazë dhe atë të mesëm, këtë vit shkollor në qarkun e Korçës rezultojnë 18,448 nxënës. Një vit më parë numri ishte 19,128. Brenda vetëm një viti, sistemi arsimor i qarkut numëron kështu 680 nxënës më pak, një rënie prej rreth 3.6%.Pavarësisht tkurrjes së numrit të nxënësve, sipas informacionit zyrtar, asnjë prej 2117 mësuesve në qark nuk ka mbetur pa ngarkesë mësimore. Ndryshimet e bëra në udhëzimin për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore vlerësohet se kanë ndikuar në reduktimin e rasteve të mësuesve pa ngarkesë.

Ndërkohë sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga DRAP Korçë në këtë fazë nuk rezulton asnjë shkollë e miratuar për mbyllje dhe as klasa të mbyllura. Procesi i sistemimit vijon, ndërsa në disa raste nxënësit janë ende duke u transferuar nga një shkollë në tjetrën.

Të dhënat e këtij fillimviti shkollor konfirmojnë megjithatë një prirje që po bëhet gjithnjë e më e dukshme: numri i nxënësve në qarkun e Korçës po tkurret, ndërsa vetëm në harkun e një viti nga bankat e shkollave janë larguar 680 nxënës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.