Ky titull është thelbi i përgjigjes që pritet të merret nga vendimi i Gjykatës së Lartë nesër për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Ndaj tij rëndojnë 13 akuza të rënda penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, (9 herë), "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, "Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë, "Shpërdorim detyre", "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë", "Fshehja e të ardhurve", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, etj., parashikuar nga nenet 260-25, 287/2, 324/a/2, 257/a/2, 248, 180/1, 245, 301, 305/b të Kodit Penal. Skandali ‘Veliaj’, 13 akuzat që flasin vetë
21 Shkurt, 18:42 Këtu kemi renditur akuzat dhe veprat penale të kryera nga Erion Veliaj. Nuk do t'i hyjmë fare debatit nëse është arrestuar me të drejtë apo pa të drejtë, sepse janë të gjitha vendimet e të gjitha niveleve të gjykatave që e lënë në arrest. Nuk do t'i hyjmë fare diskutimit a ka thënë Gjykata Kushtetuese të lirohet apo mos të lirohet, sepse përgjigja është shumë e thjeshtë: po të qe ashtu do të lirohej, Gjykata Kushtetuese do t'i thoshte "lirojeni". Gjykata Kushtetuese urdhëron Gjykatën e Lartë të bindë Veliajn pse duhet të rrijë në burg 1 Korrik, 18:15 Por ajo që duhet theksuar është fakti se: prej korrikut të vitit 2024, dosja e Erion Veliajt me gjithë veprat e sipërpërmendura, me 60 mijë faqe dokumente, fakte dhe prova është çuar në gjykatë. Prej 14 muajsh, Erion Veliaj nuk pranon të gjykohet. Thelbi i përgjigjes që pritet nga Gjykata e Lartë është: A duhet të dalë nga paraburgimi dikush që prej muajsh nuk shkon të gjykohet? Pra, refuzon gjykimin. Nuk paraqitet në gjykatë, por përdor instrumentat e shtyrjes, të cilat në fakt dhe Strasburgu i ka përcaktuar mjaft qartë, që thekson se kur i pandehuri e shtyn procesin vetë në mënyrë të paarsyeshme, nuk është përgjegjësia më e shtetit. Erion Veliaj nuk do që të gjykohet
19 Janar, 19:40 Erion Veliaj prej 14 muajsh nuk shkon në gjyq, nuk pranon të gjykohet. Si mund ta lirojë Gjykata e Lartë kur ai nuk gjykohet në arrest? Çfarë ndodh me këtë individ me një masë tjetër sigurie më të butë? Pa folur për faktin që ky jo vetëm nuk pranon të gjykohet, por do të kthehet dhe në detyrë si kryetar bashkie. Nuk kërkon për shembull, një masë tjetër sigurie si detyrim paraqitje apo arrest shtëpie duke dhënë dorëheqjen.
Jo, kërkon të dalë nga burgu e të kthehet në detyrë. Pse? E ka braktisur fare dhe familjen dhe qytetarin dhe individin. Do të kthehet në detyrë thjesht dhe vetëm që të mos ketë proces gjyqësor, që të prishen provat, siç u kapën duke i prishur Klotilda Bushka me shokë. E vërteta e Klotilda Bushkës në gjyqin ndaj Veliajt 3 Prill, 18:28 Një njeri që prej 14 muajsh është në paraburgim dhe nuk shkon të gjykohet, a mund të gjykohet dhe të kemi drejtësi kur ai është në detyrë si kryetar bashkie me gjithë bëmat dhe gjëmat e tij? Kujtojmë këtu sulmet ndaj prokurorëve, sulmet ndaj gjyqtarëve, prishjen e provave. Çfarë do t'u ndodhte dëshmitarëve në qoftë se Erion Veliaj do të ishte në detyrë? Ky është thelbi i përgjigjes që duhet të japë Gjykata e Lartë./CNA Reforma në Drejtësi "dështoi" kur u shkoi te dera 'Ndrecrave'
13 Shtator, 19:55 Pse Gjykata e Lartë nuk duhet ta lirojë nga burgu Erion Veliajn? 13 Shtator, 17:48 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

