Seanca e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani” është shtyrë zyrtarisht për më 28 shtator, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit. Mbrojtësit ligjorë kishin depozituar paraprakisht kërkesa për shtyrje, duke e arsyetuar mospjesëmarrjen e tyre me vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot të përgjithshëm të proceseve gjyqësore. Në këto kushte, trupi gjykues u detyrua të ndërpresë seancën dhe të caktojë datën e re për vijimin e shqyrtimit të dosjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

