Lajme Zone
Ngriti alarm për bombë në shkollën “Edith Durham”, shoqërohet personi që telefonoi policinë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ngriti alarm për bombë në shkollën “Edith Durham”, shoqërohet personi që telefonoi policinë

Në ditën e parë të shkollës, një alarm për bombë në shkollën “Edith Durham” në Tiranë ka rezultuar i rremë.

Në ditën e parë të shkollës, një alarm për bombë në shkollën “Edith Durham” në Tiranë ka rezultuar i rremë. Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, Mandi Jatagani ka telefonuar në mënyrë anonime në polici, duke pretenduar se në ambientet e shkollës kishte bombë.

Pas verifikimeve, rezultoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Ndërkohë, Jatagani është shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Top Channel