Lajme Zone
Viti i ri akademik/ Rakipi-magjistratëve të ardhshëm: Mos u ndikoni nga pushteti! Sadushi: Drejtësia nuk është privilegj! Begaj: Mbrojeni reformën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Viti i ri akademik/ Rakipi-magjistratëve të ardhshëm: Mos u ndikoni nga pushteti! Sadushi: Drejtësia nuk është privilegj! Begaj: Mbrojeni reformën

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës, drejtuesit e institucioneve të drejtësisë u përcollën kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë mesazhe për pavarësi, integritet dhe përgjegjësi. Përballë magjistratëve të ardhshëm, Presidenti Bajram Begaj, drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi vunë theksin te përgjegjë

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës, drejtuesit e institucioneve të drejtësisë u përcollën kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë mesazhe për pavarësi, integritet dhe përgjegjësi. Përballë magjistratëve të ardhshëm, Presidenti Bajram Begaj, drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi vunë theksin te përgjegjësia që sjell pushteti për të dhënë drejtësi. Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, u kërkoi magjistratëve të ardhshëm të mos ndikohen nga pushteti apo presioni publik dhe të kenë kurajën për të qenë të drejtë edhe kur vendimet e tyre nuk do të mirëpriten. LEXO edhe...Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër “Të jeni të drejtë, të pavarur, të mos ndikoheni nga zhurmat publike, nga pushteti. Të qenit i drejtë është elementi më i vështirë i integritetit të magjistratit, por duhet ta bëni edhe atëherë kur vendimi juaj nuk do të shërbehet. Nëse nuk arrini të kapërceni vështirësinë për të qenë të drejtë, jini të ndershëm për të ndërruar profesion. Një gjyqtar nuk fshihet pas sistemit, është ai që mishëron sistemin”, tha Rakipi. Presidenti Bajram Begaj e lidhi përgjegjësinë e brezit të ri të magjistratëve me rezultatet e reformës në drejtësi. Kreu i shtetit veçoi SPAK-un dhe GJKKO-në, duke thënë se i dhanë fund pandëshkueshmërisë. Por sipas Begajt, suksesi i reformës varet edhe nga gjyqtarët dhe prokurorët që duhet të mbrojnë pavarësinë e sistemit. “Reforma në drejtësi ishte një nga ndërhyrjet më thelbësore në historinë e institucioneve të vendit tonë. Procesi i vettingut ka përfunduar, institucionet e drejtësisë janë reformuar, ndërsa SPAK, bashkë me GJKKO, kanë krijuar një realitet të ri në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Reforma s’mund të ketë sukses nëse gjyqtarët dhe prokurorët nuk e mbrojnë atë”, tha Begaj. Për kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, drejtësia nuk është privilegj, por një e drejtë e çdo qytetari. “Për ju që do të bëheni gjyqtarë, pavarësia nuk është privilegj, por garanci e qytetarit. Ajo dëshmohet veçanërisht kur vendimi i drejtë nuk është vendimi më i lehtë, më popullor apo më i përshtatshëm. Për ju që do të bëheni prokurorë, autoriteti që ju jep ligji duhet të shoqërohet me objektivitet dhe përgjegjësi. Fuqia e akuzës nuk qëndron te ashpërsia e saj, por te drejtësia e saj. Pavarësisht profilit që keni zgjedhur, ka diçka që ju bashkon të gjithëve: do t’i shërbeni së drejtës dhe, përmes saj, qytetarit”, tha Sadushi. Lajmi në përditësim….. Ora 13:13 Nis viti i ri akademik, kreu i Policisë mesazh studentëve: Angazhim i shtuar për sigurinë në universitete! Hita: Do të jemi pranë jush Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, u ka uruar suksese studentëve që nisin vitin e ri akademik, ndërsa ka garantuar angazhim të shtuar të policisë për sigurinë në mjediset universitare.Në mesazhin drejtuar studentëve, Hita thekson se nisja e vitit akademik shton edhe përgjegjësitë e Policisë së Shtetit për të parandaluar fenomenet që mund të cenojnë sigurinë e të rinjve."Në nisjen e vitit të ri akademik, ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të dijes dhe formimit profesional. Për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar", shprehet Hita.Kreu i Policisë së Shtetit garanton studentët se strukturat policore do të jenë pranë tyre, duke vënë theksin edhe te bashkëpunimi me të rinjtë."Ju siguroj se do të jemi pranë jush, për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare. Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit. Siguria ndërtohet së bashku. Ju uroj shumë suksese në këtë kapitull të ri të jetës suaj!", përfn Hita. Share SI.E./U.D/ReportTv.al sokol sadushi Arben Rakipi Shkolla e Magjistratures Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.6% Nuk e di 7.4% Vota total: 1937 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?