Lajme Zone
Vijon revolta, sulmohet selia e Partisë Socialiste
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon revolta, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Në këto momente forca të shumta policie ndodhen pranë selisë së PS, ku ka edhe përqendrim të protestuesve të maskuar.

Sulmohet selia e Partisë Socialiste Selia e Partisë Socialiste në Tiranë është sulmuar nga protestuesit, në ditën e tretë të tubimeve të të rinjve që kërkojnë kushte më të mira jetese dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Policia ka ndërhyrë me sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa forca të shumta janë vendosur pranë selisë së PS. Një pjesë e protestuesve të maskuar janë zhvendosur drejt rrugës “Çamëria”, ku shumica e bizneseve kanë mbyllur aktivitetin. Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shtrirë edhe te selia e Partisë Socialiste, e cila është sulmuar nga protestuesit. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës në sasi të madhe, duke bërë që të rinjtë dhe protestuesit të shpërndahen në disa drejtime.

Në këto momente forca të shumta policie ndodhen pranë selisë së PS, ku ka edhe përqendrim të protestuesve të maskuar.

Disa prej tyre kanë hyrë edhe në rrugën “Çamëria” apo e njohur si zona e tregut çam. Vihet re se edhe në këtë pjesë, shumica e bizneseve janë të mbyllura.

Mobilizimi i efektivëve vjen në një moment kur protesta është shoqëruar me përplasje dhe akte dhune në disa zona të Tiranës. Rama tha se nuk do të japë dorëheqjen, Berisha: E pa se kush ishin luanët e sheshbetejës!

15 Tetor, 13:25 Të rinjtë në shumë qytete të vendit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë për kushte më të mira dhe një jetesë më dinjitoze në Shqipëri. Për të tretën ditë radhazi të rinjtë janë në ballë të protestës në disa qytete të vendit.sulmohet selia e partisë socialiste revolta 1 Komente D Djegi 15 Tetor 2026, 14:13 Digje, e ka kthyer rama PS ne cerdhe abuzimi Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përplasje te “Dollari”/ Protestuesit shkallmojnë qepenin e një pike të kompanisë celulare “One” 15 Tetor 2026, 13:3113:31Aktualitet Sulmohet me gurë shefi i Komisariatit të Korçës 15 Tetor 2026, 13:2913:29Aktualitet Vijojnë tensionet në Durrës, protestuesit dëmtojnë katin e parë të Prokurorisë 15 Tetor 2026, 13:2913:29Aktualitet Protestat e dhunshme dhe kaosi në qytet, Kalaja e Tiranës mbyll dyert 15 Tetor 2026, 13:2513:25Aktualitet Elbasan/ Protestuesit djegin koshat dhe shembin derën e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” 15 Tetor 2026, 13:2113:21Aktualitet Protesta në Durrës del jashtë kontrollit, përplasje fizike mes studentëve dhe efektivëve të policisë (Video) 15 Tetor 2026, 13:1113:11Aktualitet