Tensione te Kryeministria Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, si dhe tymit nga një kioskë e përfshirë nga flakët, numri i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shtuar ndjeshëm. Turma vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrja e madhe shënon një tjetër zhvillim gjatë ditës së tretë të protestave në Tiranë. Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë dhe incidenteve të regjistruara gjatë orëve të fundit në qendër të Tiranës.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” po mbushet me demonstrues, ndërsa grupe të tjera qytetarësh i janë bashkuar turmës, duke shtuar pjesëmarrjen në protestën që ka hyrë në ditën e tretë.
As përdorimi i përsëritur i gazit lotsjellës nga policia dhe as tymi që ka mbuluar pjesë të zonës përpara Kryeministrisë nuk kanë sjellë largimin e përgjithshëm të demonstruesve. Përkundrazi, pas tërheqjeve të përkohshme gjatë ndërhyrjeve të forcave të rendit, turma është rigrupuar dhe është zgjeruar përgjatë bulevardit.
Situata vijon të jetë e tensionuar, pasi gjatë orëve të fundit janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Grupe demonstruesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit, ndërsa këto të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Tensioneve u është shtuar edhe zjarri në një kioskë pranë Kryeministrisë, nga e cila janë ngritur flakë dhe tym. Megjithatë, incidenti nuk e ka ndërprerë grumbullimin e protestuesve në bulevard.
Më herët, policia vendosi kordone në të dyja anët e bulevardit dhe avancoi gradualisht, duke i shtyrë grupe demonstruesish drejt Urës së Lanës. Një tjetër kordon u vendos në hyrje të Pedonales, ndërsa gjatë ndërhyrjeve u raportua për një numër të madh personash të shoqëruar.
Pas këtyre zhvillimeve, protestuesit janë rikthyer përpara selisë së qeverisë, ku pjesëmarrja është shtuar ndjeshëm krahasuar me momentet e mëparshme të përplasjes.
Rritja e numrit të demonstruesve vjen pas disa orësh lëvizjesh nëpër kryeqytet. Gjatë ditës së sotme, turma ka marshuar në Rrugën e Elbasanit, pranë stadiumit dhe Presidencës, si dhe në zonën e Librit Universitar, përpara se të rikthehej në qendër.
Marshimi është shoqëruar me incidente dhe dëmtime të pronës private, përfshirë sulme ndaj disa degëve bankare dhe bizneseve, ndërsa policia ka ndërhyrë në disa raste për të shpërndarë protestuesit.
Megjithëse pjesëmarrja në bulevard është dukshëm e lartë, ende nuk ka një vlerësim të konfirmuar për numrin e përgjithshëm të demonstruesve.
Aktualisht, përpara Kryeministrisë vijon grumbullimi i një numri të madh protestuesish, ndërsa policia mban pozicionet e saj në bulevard dhe në rrugët lidhëse të qendrës së Tiranës. 1 Komente P Politikanët nuk e dëgjuan këtë "ujk të vjetër" 15 Tetor 2026, 19:00 Prej 30 vitesh, vazhdoj të paralajmëroj në heshtje: (a) krijoni një zyrë planifikimi, jo AKSHI-n; (b) lidhni arsimin e lartë me mundësitë e punësimit; (c) mbështesni vetëm industritë që krijojnë vende pune, veçanërisht atë elektrike-elektronike; (d) bëni çmos t'i mbani të diplomuarit në vend, pasi me siguri do të kemi nevojë për ta.
Por kjo Qeveri krenohej me numrin e "studentëve pasagjerë" në Aeroportin e Rinasit, të cilët po largoheshin përgjithmonë nga vendi. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bilanci i protestës, 2 policë dhe 4 protestues në spital; një efektiv operohet në kokë 15 Tetor 2026, 18:1718:17Aktualitet Video/ Tym dhe flakë në bulevard, i vihet zjarri një kioske 15 Tetor 2026, 18:1518:15Aktualitet Kaos përpara Kryeministrisë, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë 15 Tetor 2026, 17:5217:52Aktualitet Tirana kthehet në fushëbetejë, studentët sulmojnë institucionet; Rama sheh dorën e opozitës 15 Tetor 2026, 17:4717:47Aktualitet Policia "rrethon" protestuesit në bulevard, shoqërohen në komisariate shumë të rinj 15 Tetor 2026, 17:4017:40Aktualitet Protestuesit rigrupohen përpara Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë dhe gaz; shoqërohen disa persona 15 Tetor 2026, 17:2717:27Aktualitet

