Lajme Zone
Tym, dhunë dhe shpërthime; Sheshi Skënderbej kthehet në 'arenë lufte'
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Tym, dhunë dhe shpërthime; Sheshi Skënderbej kthehet në 'arenë lufte'

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov, ndërsa policia ka ndërhyrë për të kontrolluar situatën dhe për të penguar përshkallëzimin e dhunës.

Foto e gjeneruar me AI Situata në qendër të Tiranës është përshkallëzuar, me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Shpërthimet e molotovëve dhe ndërhyrja e efektivëve kanë kthyer sheshin Skënderbej në një 'arenë lufte' Sheshi Skënderbej është kthyer në arenë përplasjesh të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Shpërthime molotovësh, flakë dhe përballje të drejtpërdrejta me efektivët kanë shoqëruar protestën në qendër të kryeqytetit.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov, ndërsa policia ka ndërhyrë për të kontrolluar situatën dhe për të penguar përshkallëzimin e dhunës. Kaos në shesh Para trazirave në shesh, protestuesit kanë hedhur gurë dhe kapsolla në drejtim të godinës së Bashkisë së Tiranës. Pas nisjes së sulmeve, punonjësit e sigurisë së institucionit janë larguar nga zona, ndërsa hedhja e gurëve dhe kapsollave ka vijuar.

E njëjta situatë kaotike u krijua pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku protestuesit sulmuan godinën, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Protestuesit janë shpërndarë në të gjithë qendrën e Tiranës, ku ndodhen edhe shumica e ministrive, Sulmojnë bashkinë Protesta ka nisur që prej orëve të mëngjesit, kur studentë dhe gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar tubimit në kryeqytet. Gjatë marshimit, të rinjtë kanë brohoritur slogane kundër qeverisë, mes tyre “Ju erdhi fundi!” dhe “Dorëheqje!”tym dhunë dhe krisma; 5ee7fb4c 9144 4503 8ed8 eb6dfdff69dc 900 0 1792066513xkaos 21 350 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tensione te Bashkia e Tiranës, protestuesit godasin godinën me gurë dhe kapsolla 15 Tetor 2026, 14:1014:10Aktualitet Pas protestave në Tiranë, administrata merr urdhër të mos paraqitet në zyra; puna do të vijojë online 15 Tetor 2026, 13:5913:59Aktualitet Bashkëshortja e Olldashit: Nëse Sokoli do të ishte sot mes nesh, PD do të ishte ndryshe! 15 Tetor 2026, 13:5713:57Aktualitet Protesta shoqërohet me tensione në Kukës, dëmtohen stola, reklama dhe tabela rrugore 15 Tetor 2026, 13:5713:57Aktualitet Artan Fuga mesazh Ramës: Kapërceni interesat vetjake, sot kërkohet zgjidhje politike 15 Tetor 2026, 13:3613:36Aktualitet Vijon revolta, sulmohet selia e Partisë Socialiste 15 Tetor 2026, 13:3413:34Aktualitet