Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë një informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme.
Mësohet se deri në orën 16:15 të së enjtes, në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar, nga të cilët 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.
Aktualisht, në spital vijojnë të marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Po ashtu, vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njëri prej të miturve është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, pas marrjes së trajtimit mjekësor dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor, me praninë e psikologut. Ai është larguar jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur sot vetëm një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin mjekësor, është larguar sipas rekomandimit të mjekëve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

