Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar për protestat që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit. Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se personat që kanë sulmuar institucionet dhe pronat e qytetarëve nuk janë studentë, por individë të rekrutuar nga organizatorë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me situatën e krijuar nga protestat e tri ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, si dhe me dëmtime të institucioneve dhe pronave private.
Në deklaratën e tij, Hita theksoi se Policia e Shtetit nuk i shërben asnjë force politike, por ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe të garantojë sigurinë e qytetarëve. Ai u bëri thirrje prindërve dhe pedagogëve që të mos lejojnë përfshirjen e nxënësve dhe studentëve në akte dhune.
“Në këto ngjarje janë plagosur 71 efektivë, disa prej tyre me dëmtime të rënda. Policia garanton të drejtën kushtetuese të çdo qytetari, studenti apo force politike për të protestuar paqësisht, por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën dhe shkatërrimin e pronës. Policia nuk është pronë e asnjë partie. Ajo është në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. U bëj thirrje prindërve, pedagogëve të mos i lejojnë nxënësit të përdoren në akte dhune. Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, por askush nuk duhet t'i përdorë si mburojë për të sulmuar institucionet dhe pronat e qytetarëve”, deklaroi Hitaj. Kreu i Policisë së Shtetit u ndal veçanërisht te përbërja e grupeve që, sipas tij, janë përfshirë në sulmet ndaj institucioneve gjatë protestave. Ai tha se personat që kanë kryer veprime të dhunshme nuk përfaqësojnë studentët, por janë rekrutuar nga organizatorë që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
“Ata që sulmojnë nuk janë studentë, por janë persona të rekrutuar nga organizatorët brenda dhe jashtë vendit. Asnjë nga të arrestuarit në ditën e parë nuk rezulton student. Në natën e dytë, një numër shumë i vogël janë studentë”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Hita u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa efektivëve u kërkoi profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, por pa u tërhequr përballë dhunës. "Çdo sulm ndaj uniformës së Policisë është sulm ndaj shtetit ligjor dhe shtetit. Kush ka ushtruar dhunë ndaj Policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin. Ju kërkoj që të tregoni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe të mos provokoheni, por mos u tërhiqni. Pjesëmarrësve u bëj thirrje të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm. Përgjegjësia është individuale. Do të përballeni me ligjin. Ndaloni dhunën ndaj Policisë! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Mesazhi është i qartë dhe i prerë: Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë. Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen", tha Hita. Deklarata e Hitajt vjen në një kohë kur protestat kanë hyrë në ditën e tretë dhe janë shoqëruar me incidente të përsëritura në kryeqytet. Gjatë demonstratave janë regjistruar sulme ndaj institucioneve shtetërore, dëmtime të bizneseve dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Fjala e plotë
Prej gati 72 orësh, kryeqyteti po përballet me një valë dhune, sulmesh, zjarrvëniesh dhe shkatërrimesh ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Në këto ngjarje deri në këto momente gjatë përmbushjes së detyrës për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike janë plagosur 71 punonjës të Policisë së Shtetit, disa prej tyre me dëmtime të rënda.
Dua të jem shumë i qartë: Policia e Shtetit garanton të drejtën kushtetuese të çdo qytetari, studenti apo force politike për të protestuar paqësisht. Por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën, zjarrvënien, grabitjen dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Policia e Shtetit nuk është pronë e asnjë partie politike. Ajo është institucion i Republikës, në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Misioni ynë është të mbrojmë jetën, pronën, institucionet dhe rendin publik, pa dallim.
U bëj thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të mos lejojnë që nxënësit e gjimnazeve dhe studentët të përdoren apo të përfshihen në akte dhune të organizuar.
Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të kërkojnë dhe të kundërshtojnë, por askush nuk duhet t’i përdorë si mburojë për të sulmuar institucionet, për të djegur dhe shkatërruar pronën e qytetarëve.
Siguria dhe e ardhmja e tyre janë përgjegjësi e përbashkët e familjes, shkollës dhe e shtetit.
Pas maskave qe udhëheqin protestën me shembullin e dhunës, nuk janë studente, por janë individë te rekrutuar për qëllimet e errta të organizatoreve te vërtetë te kësaj proteste, brenda e jashtë vendit.
Fakti eshte se nga te gjithe te ndaluarit natën e parë të protestës së dhunshme asnjë nga personat nuk rezultoi student. Ndërsa nga të ndaluarit e natës së dytë pas djegies e plaçkitjes masive, një numër shumë i vogël ishin studentë.
Të dashur punonjës të Punonjës të Policisë së Shtetit, sot dua t’u jap një garanci të qartë:
Në këtë përballje me dhunën, keni mbështetjen time të plotë si Drejtor i Përgjithshëm dhe mbështetjen institucionale të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Qeverisë Shqiptare për çdo veprim të ligjshëm në përmbushje të detyrës.
Çdo sulm ndaj uniformës blu është sulm ndaj autoritetit të ligjit dhe shtetit. Kushdo që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin.
Çdo orë shtesë shërbimi do tju njihet dhe do kompensohet sipas ligjit. Sakrifica juaj meriton respektin dhe mbështetjen e plotë të institucioneve.
Ju kërkoj profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri. Mos u provokoni, por mos u tërhiqni nga përmbushja e detyrës! Forca jonë është ligji dhe autoriteti ynë buron prej tij.
Ndërkohë u bëj thirrje pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Përgjegjësia është individuale dhe do përballeni me forcën e ligjit.
Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve, pronës publike dhe private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.
Dhe për këdo që mendon se mund të imponojnë vullnetin e tij përmes dhunës, mesazhi është i prerë:
Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen e Policisë së Shtetit me dobësinë!
Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet do të mbrohen. Qytetarët do të mbrohen. Ligji do të zbatohet me vendosmëri dhe pa asnjë përjashtim. hita protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Na kanë marrë të ardhmen, tre muaj protestuam paqësisht dhe askush nuk na dëgjoi”, mesazhi i fortë i studentes 15 Tetor 2026, 15:5515:55Aktualitet Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë me presion 15 Tetor 2026, 15:4715:47Aktualitet Sulmohet një tjetër bankë në Tiranë, protestuesit thyejnë me shkopinj dyert dhe xhamat në “Myslym Shyri” 15 Tetor 2026, 15:4015:40Aktualitet Nga Reuters te Washington Post, mediat ndërkombëtare vijojnë t’i bëjnë jehonë protestës së studentëve në Tiranë! 15 Tetor 2026, 15:3215:32Aktualitet Protestuesit tentojnë të hyjnë në zonën e ish-Bllokut, policia ndërhyn me gaz lotsjellës 15 Tetor 2026, 15:2315:23Aktualitet Protestat në Shkodër/ Goditet në kokë shefi i forcave të rendit, Fasli Ramaj në gjendje kritike 15 Tetor 2026, 15:1115:11Aktualitet

