Lajme Zone
Vijojnë sulmet/ Protestuesit hyjnë në degën e BKT-së përballë Ambasadës Amerikane, bastisen dhe kompanitë celulare (Video)
PolitikëPamfleti

Vijojnë sulmet/ Protestuesit hyjnë në degën e BKT-së përballë Ambasadës Amerikane, bastisen dhe kompanitë celulare (Video)

Një tjetër bankë është sulmuar nga protestuesit në Tiranë, ndërsa demonstratat që kanë hyrë në ditën e tretë vijojnë të shoqërohen me tensione, dëmtime të bizneseve dhe përplasje me forcat e rendit.

Dita e tretë e protestave në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente dhe dëmtime të pronës private. Protestuesit kanë sulmuar degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), përballë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kanë arritur të hyjnë brenda, të nxjerrin dokumente dhe t'u vënë flakën në rrugë. Objekt sulmi janë bërë edhe dy dyqane të kompanive celulare që ndodhen ngjitur me bankën. Një tjetër bankë është sulmuar nga protestuesit në Tiranë, ndërsa demonstratat që kanë hyrë në ditën e tretë vijojnë të shoqërohen me tensione, dëmtime të bizneseve dhe përplasje me forcat e rendit.

Incidenti i radhës është regjistruar në Rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës Amerikane, ku një grup protestuesish ka sulmuar degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), duke arritur të depërtojë në ambientet e brendshme të institucionit financiar.

Pasi kanë hyrë në bankë, demonstruesit kanë marrë dokumente që ndodheshin në ambientet e saj dhe i kanë nxjerrë jashtë, duke i shpërndarë në rrugë. Më pas, protestuesit u kanë vënë flakën dokumenteve, ndërsa incidenti është shoqëruar me dëmtime materiale në institucionin bankar. Por sulmet nuk janë kufizuar vetëm te banka. Protestuesit kanë goditur edhe dy dyqane të kompanive të telefonisë celulare që ndodhen ngjitur me degën e BKT-së, duke i përfshirë edhe këto biznese në incidentet e regjistruara në këtë zonë të kryeqytetit. Sulmi ndaj bankës dhe dy dyqaneve celulare vjen në një kohë kur turma e demonstruesve është zhvendosur drejt Rrugës së Elbasanit, pas tensioneve të regjistruara më herët përpara godinës së Kryeministrisë.

Pranë selisë së qeverisë, policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar avancimin e protestuesve. Pas kësaj ndërhyrjeje, demonstruesit vijuan lëvizjen në rrugë të tjera të kryeqytetit.

Gjatë zhvendosjes drejt Rrugës së Elbasanit, një kioskë është përfshirë gjithashtu nga flakët, duke shënuar një tjetër incident gjatë protestës së sotme.

Sulmi ndaj degës së BKT-së është i treti i raportuar ndaj një institucioni bankar gjatë ditës së sotme. Më herët, protestuesit sulmuan një bankë në zonën e “Ushtarit të Panjohur”, ku thyen xhamat dhe bankomatët, ndërsa disa persona hynë edhe në ambientet e brendshme të saj.Një tjetër bankë u sulmua më pas në rrugën “Myslym Shyri”, ku demonstruesit përdorën shkopinj për të goditur derën hyrëse dhe xhamat, duke shkaktuar dëme materiale.

Incidentet e njëpasnjëshme ndaj institucioneve bankare dhe bizneseve kanë shoqëruar ditën e tretë të protestave në kryeqytet, gjatë së cilës turma është zhvendosur në disa zona dhe policia ka ndërhyrë në disa raste me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesit zhvendosen drejt Rrugës së Elbasanit, përfshihet nga flakët një kioskë 15 Tetor 2026, 16:2416:24Aktualitet Protesta me 15 të lënduar, mes tyre 2 të mitur; polici nga Shkodra në monitorim intensiv 15 Tetor 2026, 16:1916:19Aktualitet Skënder Hita mesazh Policisë së Shteti: Tregoni profesionalizëm, por mos u tërhiqni 15 Tetor 2026, 16:1116:11Aktualitet Hita apel për vetëpërmbajtje: Ata që sulmojnë nuk janë studentë, por persona të rekrutuar nga brenda dhe jashtë vendit 15 Tetor 2026, 16:0416:04Aktualitet “Na kanë marrë të ardhmen, tre muaj protestuam paqësisht dhe askush nuk na dëgjoi”, mesazhi i fortë i studentes 15 Tetor 2026, 15:5515:55Aktualitet Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë me presion 15 Tetor 2026, 15:4715:47Aktualitet