Lajme Zone
Rreziku “Berisha” për protestën studentore, grupet e lidhura me të duhet të distancohen menjëherë!
PolitikëPamfleti

Rreziku “Berisha” për protestën studentore, grupet e lidhura me të duhet të distancohen menjëherë!

Edi Rama ka gjetur sërish kundërshtarin që i duhet për ta kthyer krizën në përplasjen e vjetër politike. Në vend që të përballet me kërkesat e studentëve, kryeministri akuzon opozitën për dhunën dhe përpiqet ta zhvendosë debatin te Sali Berisha. Është një mënyrë për ta futur zemërimin qytetar në llogoret e zakonshme të politikës, ku çdo pakënaqësi përfundon në duelin mes dy njerëzve që kanë dominuar prej dekadash jetën politike shqiptare.

Sali Berisha, protesta e studenteve/ Rama kërkon ta fusë revoltën në kurthin e Berishës, studentët përballë rrezikut të marrjes peng të protestës Edi Rama po e zhvendos vëmendjen nga revolta studentore te Sali Berisha, ndërsa televizionet që konsiderohen pranë pushtetit i japin hapësirë të vazhdueshme kreut të PD-së. Berisha kërkon të flasë në emër të protestuesve, edhe pse deputetët e tij janë përzënë nga sheshi. Çdo grup politik që vepron brenda lëvizjes duhet të deklarojë lidhjet partiake dhe të mos pretendojë drejtimin e saj.

Edi Rama ka gjetur sërish kundërshtarin që i duhet për ta kthyer krizën në përplasjen e vjetër politike. Në vend që të përballet me kërkesat e studentëve, kryeministri akuzon opozitën për dhunën dhe përpiqet ta zhvendosë debatin te Sali Berisha. Është një mënyrë për ta futur zemërimin qytetar në llogoret e zakonshme të politikës, ku çdo pakënaqësi përfn në duelin mes dy njerëzve që kanë dominuar prej dekadash jetën politike shqiptare.

Në këtë histori ka edhe një paradoks mediatik. Konferencat e Berishës gjejnë hapësirë të bollshme në ekranet televizive, përfshirë ato të lidhura ngusht me qeverinë. Përse ka kaq shumë vëmendje për deklaratat e tij, në një kohë kur ai ka qenë gjithmonë person "non grata" dhe pikërisht kur studentët po kundërshtojnë të gjithë klasën politike? Rama dhe Berisha mbeten protagonistët e debatit, ndërsa kërkesat e protestuesve rrezikojnë të kalojnë në plan të dytë.

Sali Berisha, nga ana tjetër, kërkon të paraqitet si zëdhënës i një revolte që nuk e ka organizuar. Në konferencën e fundit e cilësoi dorëheqjen e Ramës si kërkesë të studentëve, opozitës dhe gjithë shqiptarëve. Mirëpo studentët i dhanë një përgjigje tjetër, duke larguar nga protesta Belind Këlliçin, Edi Palokën dhe Eno Bozdon. Pikërisht këtu duhet kërkuar transparencë e menjëhershme. Nëse brenda protestës veprojnë grupe apo qarqe të caktuara të lidhura me Sali Berishën, ato duhet të distancohen nga çdo përpjekje për ta vendosur lëvizjen nën komandën e PD-së.

Rama mban përgjegjësi për mënyrën se si qeveria u është përgjigjur studentëve. Berisha, ndërkohë, duhet të sqarojë nëse mbështet një protestë të pavarur apo kërkon ta përdorë atë për objektivat e tij. Asnjëri nuk mund të shpallet përfaqësues i studentëve pa pëlqimin e tyre.

Dhuna e ditëve të fundit ka krijuar një krizë serioze, por as shkatërrimet dhe as përplasjet me policinë nuk i zhdukin kërkesat që i paraprinë revoltës. Nëse e gjithë kjo përfn në një betejë tjetër Rama-Berisha, pakënaqësitë që nxorën studentët në rrugë do të mbeten sërish pa përgjigje.

Ditët në vijim do të tregojnë nëse protesta do të arrijë të ruajë pavarësinë e saj apo nëse partitë do ta kthejnë në një tjetër arenë të pazareve dhe rivaliteteve të tyre politike. /Pamfletiprotesta tirana sali berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Pika e vlimit”/ Pse studentët po protestojnë kundër Edi Ramës në Shqipëri? 15 Tetor 2026, 16:5816:58Politike Berisha akuzon Ramën për provokacionin në Shkodër: Nuk na ndal dot, studentët do të fitojnë 15 Tetor 2026, 16:1216:12Politike Tirana në flakë, studentët kundër Ramës; AP: Protestat paqësore janë kthyer në revoltë politike 15 Tetor 2026, 15:4715:47Politike A po bëhet Tirana simboli i një “Pranvere të re Europiane”? Revolta mes arrogancës së Ramës dhe hijes së zezë së Berishës 15 Tetor 2026, 15:0915:09Politike Rama tha se nuk do të japë dorëheqjen, Berisha: E pa se kush ishin luanët e sheshbetejës! 15 Tetor 2026, 13:2113:21Politike Berisha apel të rinjve për bojkot: Lini bankat e shkollës, merrni në dorë të ardhmen tuaj 15 Tetor 2026, 12:4612:46Politike