Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një konferencë për mediat ka bërë me dije se nuk ka pasur një qasje ndryshe të policisë.
Sipas Hitës çdo akt dhune që zhvillohet aty nuk u jep të drejtën protestuesve që të sillen me akte vandale dhe dhunë ndaj institucioneve dhe policisë.
Kreu i policisë së Shtetit tha se edhe ditën e parë mbi policinë janë hedhur gurë. “Nuk ka pasur qasje të ndryshme nga Policia e Shtetit.
Ne jemi të vendosur për të përballuar çdo akt dhune.
Çdo akt dhune që zhvillohet aty nuk u jep të drejtën protestuesve që të sillen me akte vandale dhe dhunë ndaj institucioneve dhe policisë.
Ndoshta ditën e parë se keni parë lumin e gurëve që ka rënë mbi policinë.
Shumë pak zëra nga ju e thonë sa policë janë dhunuar”, tha Hita. Nga ana tjetër, Hita theksoi se nuk ka pasur asnjë gabim në menaxhimin e situatës nga drejtuesit e policisë. Sipas tij ata kanë vepruar sipas planit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

