Vijon revolta e qytetarëve, teksa marshojnë në rrugët e Tiranës. Protestuesit thërrasin në kor “Shqipëria kërkon revolucion”. Me flamuj kombëtarë dhe me flamingo në duar, qytetarët vazhdojnë që të kenë një kërkesë kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit shprehen se qeveria e Ramës është e mbushur me skandale dhe se gjendja ekonomike në vend është e rëndë. Ata theksojnë se me Ramën kryeministër, Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e BE-së. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 129 protesta
