Lajme Zone
Vijon protesta qytetare në Tiranë, mbahet tubimi i 66-të radhazi
PolitikëEuronews Albania

Vijon protesta qytetare në Tiranë, mbahet tubimi i 66-të radhazi

Në Tiranë u zhvillua këtë të martë protesta e 66-të qytetare, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë.

Në Tiranë u zhvillua këtë të martë protesta e 66-të qytetare, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë. Edhe gjatë këtij tubimi nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit përsëritën mesazhet e tyre të mëparshme, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke brohoritur slogane si: “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, jepe dorëheqjen”. Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit vijuan me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit.