Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike po qëndrojnë larg tubimit të thirrur nga të rinjtë. Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara më herët, situata mes dy grupeve të protestuesve është shoqëruar me distancim, pasi studentët kanë kundërshtuar përfshirjen e demokratëve në protestën e tyre.
Gjatë protestës, studentët kanë mbajtur qëndrimin se tubimi i tyre duhet të vijojë i pavarur nga përfaqësimi politik i partive.
Ndërkohë, mbështetësit e PD-së vijojnë të qëndrojnë në distancë nga protesta që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit. Top Channel

