Lajme Zone
Vijon prerja e pishave në ambientet e Universitetit të Korçës, pedagogu ngre alarmin: Dëm i madh mjedisor!
Të tjeraReport TV

Vijon prerja e pishave në ambientet e Universitetit të Korçës, pedagogu ngre alarmin: Dëm i madh mjedisor!

Pedagogu i Fakultetit Bujqësor, Pirro Icka, e cilëson prerjen e pemëve disa dekadëshe si një dëm të madh mjedisor.

Prerja e pishave në ambientet e Universitetit të Shkencave të Natyrës në Korçë po shkakton shqetësim te qytetarët, aktivistët dhe pedagogët. Punimet po vijojnë, ndërsa ende nuk ka informacion të qartë se çfarë parashikon projekti që do të zbatohet në këtë hapësirë. Pedagogu i Fakultetit Bujqësor, Pirro Icka, e cilëson prerjen e pemëve disa dekadëshe si një dëm të madh mjedisor. Ai ngre shqetësimin se projekti mund të përfshijë ndërtimin e një godine të madhe, çka do të kërkonte prerjen e pishave të tjera. LEXO edhe...Korçë/ Theu arrestin në shtëpi dhe plagosi me thikë 19-vjeçarin, arrestohet 23-vjeçari! Policia i gjen kanabis dhe armë sportive në banesë Sipas Ickës, betonizimi i kësaj hapësire mund të sjellë pasoja edhe për qytetin, pasi pakësimi i sipërfaqeve të gjelbra ul aftësinë e tokës për të përthithur ujërat e shiut, duke rritur rrezikun e grumbullimit të tyre. Pedagogu kërkon transparencë për projektin dhe qëllimin e investimit. Ai thotë se ende nuk është e qartë nëse punimet lidhen vetëm me ndërtimin e Liceut Francez apo nëse në këtë territor janë planifikuar edhe ndërtime të tjera. U.D/ReportTv.al Korce pirro icka Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.6% Jo 19.4% Nuk e di 4% Vota total: 299 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?