Protesta që po mbahet pranë Parlamentit është tensionuar sërish rreth mesditës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike drejt forcave të policisë. Ndërkohë disa koshave të mbeturinave është tentuar t’u vihet flaka. Më herët protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur nga policia ndërsa kjo e fundit u përgjigj me spraj lotsjellës për t’i shpërndarë.
