Lajme Zone
Vendimi i Trump për këshilltarin LaCivita/ Balla ironizon demokratët: Ngushëllime!
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Trump për këshilltarin LaCivita/ Balla ironizon demokratët: Ngushëllime!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ironizoi sot deputetët e Partisë Demokratike, pas vendimit të bërë publik dje nga presidenti amerikan, Donald Trump, se është drejt shkarkimit të këshilltarit Chris LaCivita, pasi ky i fundit rezultoi se ishte paguar për shërbime ndaj Republikës Srpska. U pagua për shërbime ndaj Republikës Srpska/ Trump drejt shkarkimit të këshilltarit LaCivita 7 Tetor, 21:36 Balla tha sot në Kuvend se demokratët duhet të heshtin pas kësaj ngjarjeje, ndërsa shtoi me nota humori se socialistët janë të gatshëm të shprehin edhe ngushëllime. "Sa i përket pjesës së Beogradit, sot duhet të heshtni, sepse pushimi nga puna i LaCivitas si pro-rus dhe i financuar nga aleati i Putinit në Ballkan, Dodik, besoj se bashkohemi në dhimbjen tuaj dhe jemi të gatshëm t'ju shprehim ngushëllimet kudo që prisni",-u shpreh Balla./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.