Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vienë/ Austriaku që synon presidencën ka një premtim për Shqipërinë: Nëse zgjidhem, armët e Skënderbeut do të kthehen në Krujë (VIDEO)


Günther Fehlinger-Jahn, i cili synon të kandidojë për president të Austrisë në vitin 2028, premton se nëse zgjidhet do të mundësojë kthimin në Krujë të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut që ruhen në Vienë prej vitit 1806.

Përpara përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Vjenë, aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn bën një premtim për shqiptarët: nëse bëhet president i Austrisë, do t’i kthejë ato në Krujë. Ai është kandidat i vetëshpallur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 dhe zotimin e ka publikuar në një video në rrjetet sociale. "Si president i Austrisë, zotohem të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar mbretin Skënderbe. Zotohem. O Zot, më ndihmo ta përmbush këtë zotim ndaj Skënderbeut, Austrisë dhe Shqipërisë", shprehet ai. LEXO edhe...Rruga drejt BE-së, Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave Fehlinger-Jahn drejton Komitetin Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe është angazhuar prej vitesh për anëtarësimin e vendit të tij në aleancë. Me profesion konsulent biznesi, ai ka punuar në Bruksel dhe në Kosovë, ndërsa në vitin 2022 ndërmori një fushatë për mbledhjen e firmave kundër neutralitetit austriak dhe në mbështetje të hyrjes në NATO. Ai kërkon gjithashtu integrimin euroatlantik të Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Ukrainës. Si përfunduan në Vjenë përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut? Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, bashkëshortja Donika dhe djali Gjoni u vendosën në Itali. Ata morën me vete edhe përkrenaren dhe shpatën e tij. Por se ku u ruajtën dhe në duart e kujt kaluan gjatë dekadave që pasuan, nuk është dokumentuar plotësisht. Gjurmët e tyre shfaqen më shumë se një shekull më vonë në letrat e shkëmbyera me Ferdinandin II, arkidukë i Austrisë dhe sundimtar i Tirolit. Ai ishte pjesëtar i familjes Habsburge dhe koleksiononte armë e armatura të sundimtarëve dhe komandantëve të njohur, të cilat i ruante në kështjellën Ambras, pranë Innsbruckut. Sipas të dhënave të përcjella nga Leo Alexander Freundlich, konsull i Shqipërisë në Austri gjatë mbretërimit të Zogut, një fisnik italian, Mario Sforza, i premtonte Ferdinandit se do t’i dërgonte armët e Skënderbeut. Në maj të vitit 1579, arkiduka e falënderonte për to. Në inventarin e kështjellës Ambras të vitit 1593, përkrenarja dhe dy shpata renditen nën emrin e Skënderbeut. Në Vjenë u dërguan në vitin 1806, kur koleksioni u evakuua gjatë luftërave napoleonike. Aty ruhen edhe sot: përkrenarja dhe shpata ekspozohen në kompleksin Neue Burg, si pjesë e koleksionit të Muzeut të Historisë së Artit. Në nëntor 2012, ato u sollën përkohësisht në Tiranë për 100-vjetorin e Pavarësisë duke iu dhënë shqiptarëve një mundësi të pashoqe për t'i parë nga afër. Për disa javë, ato u ekspozuan në Muzeun Historik Kombëtar, përpara se të ktheheshin në Austri U.D/E.H/ReportTv.al viene austri Günther Fehlinger-Jahn skenderbeu Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.6% Jam i/e dyzyuar 4.8% Vota total: 3586 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?