Një epruvetë me baktere, e thyer gjatë punës në laborator dyshohet se i ka kushtuar jetën një punonjëseje të re në Siberi. Gruaja, rreth 27–28 vjeçe, vdiq nga murtaja të enjten, dy ditë pasi ishte shtruar në spital me pneumoni të rëndë. Pas vdekjes së saj, të paktën 197 persona që mund të kenë pasur kontakt me të janë izoluar. E reja punonte në Institutin për Kontrollin e Murtajës në Irkutsk. Sipas mediave, Daria Sh. u kishte treguar mjekëve se, teksa mblidhte mostra për analiza, kishte thyer pa dashje një epruvetë që përmbante baktere të gjalla. LEXO edhe...Murtaja 'gllabëron' bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) Të martën, Daria u shtrua në spitalin e Shelehovos, një qytet pranë Irkutskut, me simptoma të pneumonisë së rëndë. Mjekët e lidhën me aparatin e frymëmarrjes, por ajo nuk mbijetoi. Autoritetet e Irkutskut fillimisht folën vetëm për një infeksion “veçanërisht të rrezikshëm”. Konfirmimi se gruaja kishte vdekur nga murtaja erdhi nga Alexei Tsydenov, kreu i Republikës së Buriatisë, rajoni fqinj, raporton The Moscow Times. Spitali ku ajo u trajtua është vendosur në karantinë, ndërsa një komision i posaçëm po vlerëson situatën. Më shumë se 100 nga personat e izoluar janë vendosur në repartet spitalore. Në Irkutsk janë anuluar aktivitetet publike të planifikuara dhe, sipas raportimeve, policia ka nisur një hetim për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë në punë që kanë shkaktuar vdekjen. Sipas mediave, dyshohet për murtajën pneumonike, që prek mushkëritë dhe mund të transmetohet përmes pikëzave të frymëmarrjes. Guvernatori Igor Kobzev u ka bërë thirrje banorëve të ruajnë qetësinë. Të premten, ai njoftoi se personat që kishin pasur kontakt me gruan nuk kishin shfaqur simptoma dhe analizat e tyre kishin dalë negative. “Të gjithë personat e identifikuar si kontakte janë vendosur nën mbikëqyrje mjekësore. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja sëmundjeje dhe rezultatet e analizave laboratorike janë negative”, shkroi ai në Telegram “Nuk ka vatra të murtajës në republikë, as në zonat që kufizohen me Mongolinë”, deklaroi ai. U.D/ReportTv.al murtaja Siberi Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3633 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
