Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin pasi iu gjet një armë zjarri në makinë dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë. Edmir Xhaferri sapo ka parë shërbimet e policisë ka tentuar të largohej më shpejtësi ku ka hedhur armën dhe ka përplasur automjetin efektivëve. Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras 27-vjeçari është kapur dhe vënë në pranga. LEXO edhe...Lezhë, rritet me 50 lekë në ditë tarifa vetëm për ushqimin në kopshtet publike! PD: Barrë për 540 familje! Ndreu: Shkak rritja e çmimeve (VIDEO) Atij iu sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, një municion luftarak, automjeti dhe një palë targa. Njoftimi i Policisë: Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa. Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi: -E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete. Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. SI.E./E.H/ReportTv.al Lezhe arrestim Edmir Xhaferri arme zjarri Mamurras Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3633 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
