Lajme Zone
Si nëpër filma/ I armatosur përplas makinën e policisë dhe tenton të arratiset, arrestohet Edmir Xhaferri në Mamurras
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Si nëpër filma/ I armatosur përplas makinën e policisë dhe tenton të arratiset, arrestohet Edmir Xhaferri në Mamurras

Operacioni i koduar “Target” nisi pas informacioneve të siguruara për një person që qarkullonte i armatosur. Në operacion u përfshinë Sektori për Krimet e Rënda, Seksioni i Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.

Pamje nga operacioni Policia bën të ditur se efektivët lokalizuan 27-vjeçarin teksa lëvizte me automjet në qytetin e Mamurrasit. Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, Xhaferri nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një operacioni të Policisë së Lezhës, pasi u lokalizua duke lëvizur me automjet dhe dyshohet se mbante me vete një armë zjarri. I arrestuari është Edmir Xhaferri, banues në Mamurras, Kurbin.

Operacioni i koduar “Target” nisi pas informacioneve të siguruara për një person që qarkullonte i armatosur. Në operacion u përfshinë Sektori për Krimet e Rënda, Seksioni i Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.

Policia bën të ditur se efektivët lokalizuan 27-vjeçarin teksa lëvizte me automjet në qytetin e Mamurrasit. Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, Xhaferri nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Gjatë tentativës për t'u larguar, ai dyshohet se ka përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë, duke rrezikuar efektivët. Policia deklaron gjithashtu se gjatë largimit 27-vjeçari hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.

Efektivët vijuan ndjekjen dhe pas disa minutash e kapën Xhaferrin në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras. Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjetin dhe një palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

kurbin arrestim edmir xhaferri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike U arrestua për “veprime të turpshme” pranë shkollës, këngëtari del para gjykatës 3 Tetor 2026, 12:1512:15Kronike Drogë pranë shkollës si “Candy surprise”, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër 3 Tetor 2026, 10:3810:38Kronike “Djalin e tij e kam shok, doja t’i bëja presion”/ Detaje nga kërcënimi në Peshkopi, 50 mijë eurot i kërkoi në Bitcoin 3 Tetor 2026, 09:5009:50Kronike Gjoba 50 mijë euro përmes kërcënimit, kapet 21-vjeçari; zbardhen detaje nga operacioni në Dibër 3 Tetor 2026, 09:2009:20Kronike “50 milionë lekë ose të hedhim në erë”/ Pajisja e ngjashme me eksploziv u la te karburanti në Peshkopi, arrestohet autori (Foto) 3 Tetor 2026, 08:2908:29Kronike "50 milionë lekë ose të hodhëm në erë"/ Kërcënohet pronari i një biznesi në Peshkopi, policia blindon zonën 2 Tetor 2026, 18:3518:35Kronike