Lajme Zone
Afati ka kaluar, Kryeprokurori ende peng i KLP-së/ Kush po e bllokon garën?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Afati ka kaluar, Kryeprokurori ende peng i KLP-së/ Kush po e bllokon garën?

Për momentin, përgjegjësia nuk mund t'i kalojë Kuvendit. Parlamenti nuk ka marrë tre kandidatët e renditur nga KLP, ndaj nuk ka filluar as afati kushtetues 30-ditor për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

KLP Gara për Prokurorin e Përgjithshëm nuk është bllokuar në Kuvend dhe as nga mungesa e kandidatëve. Afati 45-ditor për vlerësimin paraprak ka kaluar, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë vazhdon të zgjidhë konfliktet procedurale mes anëtarëve të vet... Gara për Prokurorin e Përgjithshëm nuk ndodhet më përballë një vonese të zakonshme administrative. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kaluar afatin e parashikuar për fazën e parë të procedurës, ndërsa mandati shtatëvjeçar i Olsian Çelës përfn më 5 dhjetor 2026.

Për momentin, përgjegjësia nuk mund t'i kalojë Kuvendit. Parlamenti nuk ka marrë tre kandidatët e renditur nga KLP, ndaj nuk ka filluar as afati kushtetues 30-ditor për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

KLP e hapi procedurën më 2 korrik 2026. Aplikimet u mbyllën më 1 gusht dhe në garë hynë Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj.

Rregullorja i jep Këshillit 45 ditë pas përfundimit të aplikimeve për vlerësimin paraprak dhe verifikimin e kushteve ligjore. Ky afat ka kaluar qysh më 18 shtator, kohë kur KLP ende po merrej me dërgimin në ILDKPKI të deklaratave të pasurisë së kandidatëve për verifikim.

Por procedura u komplikua edhe nga kërkesat për përjashtimin e anëtarëve të Këshillit.

Ylli Pjetërnikaj kërkoi përjashtimin e Vatë Stakës, duke pretenduar konflikt interesi për shkak të një hetimi të nisur ndaj tij në kohën kur Staka drejtonte Prokurorinë e Shkodrës. KLP duhej të shqyrtonte këtë pretendim dhe të vendoste nëse Staka mund të merrte pjesë në procedurë.

Por përpara se Këshilli të vendoste, më 28 gusht Staka kërkoi përjashtimin e Zeqir Hodos nga shqyrtimi i kërkesës së Pjetërnikajt, duke pretenduar se Hodo kishte pasur komunikime me kandidatin edhe pas largimit të tij nga detyra e këshilltarit pranë KLP-së.

Më pas zinxhiri u zgjerua. Zeqir Hodo kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit, pasi ky i fundit kërkoi që Këshilli të shqyrtonte fillimisht kërkesën e Stakës kundër Hodos. Stojani, nga ana tjetër, kërkoi përjashtimin e kryetares Mirela Bogdani nga shqyrtimi i kërkesës së Hodos.

Kështu, një kërkesë e kandidatit për konflikt interesi prodhoi disa kërkesa për përjashtime mes vetë anëtarëve të KLP-së. Në disa mbledhje Këshilli nuk arriti të krijonte as kuorumin prej shtatë anëtarësh.

Më 9 shtator, pas rreth tre orësh diskutime, KLP mori vendim vetëm për një prej kërkesave. Me katër vota pro dhe tre kundër, vendosi që Mirela Bogdani të mos merrte pjesë në shqyrtimin e kërkesës së Hodos për përjashtimin e Stojanit.

Deri më 2 tetor, KLP kishte konsumuar 7 mbledhje që prej 28 gushtit pa arritur te shqyrtimi i dy kërkesave të kandidatëve që lidhen drejtpërdrejt me procedurën për Prokurorin e Përgjithshëm.

Vetëm më 2 tetor Këshilli mbylli zinxhirin e kërkesave mes anëtarëve, duke pranuar kërkesën e Vatë Stakës për përjashtimin e Zeqir Hodos nga shqyrtimi i kërkesës së Pjetërnikajt dhe nga procedura e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Por kërkesa që nisi konfliktin procedural mbeti ende pa përgjigje: a duhet të përjashtohet Vatë Staka për konfliktin e interesit që pretendon Ylli Pjetërnikaj?

Ndërkohë, Arta Marku ka kërkuar edhe përjashtimin e Sokol Stojanit nga procedura.

Këtu qëndron edhe përgjigjja për pyetjen se kush po e mban peng garën. Faktet e paraqitura deri tani nuk e lidhin të gjithë bllokimin me një anëtar të vetëm. Pjetërnikaj paraqiti një kërkesë për konflikt interesi, të cilën KLP kishte detyrimin ta shqyrtonte. Por kërkesat pasuese për përjashtime u ngritën nga vetë anëtarët e Këshillit dhe administrimi i tyre e mbajti procedurën për javë të tëra brenda KLP-së.

Problemi tashmë matet edhe me afatin e kaluar. Aplikimet u mbyllën më 1 gusht dhe KLP kishte 45 ditë për fazën e vlerësimit paraprak. Në mesin e shtatorit ky afat përfi, ndërsa procedura mbeti ende në fazën e verifikimeve dhe konflikteve për përjashtimet.

KLP duhet të përfjë verifikimin e kushteve ligjore, të zgjidhë kërkesat e kandidatëve, të bëjë vlerësimin dhe intervistimin, të rendisë kandidatët dhe, pas procedurave të ankimit, t'i dërgojë Kuvendit tre emrat e renditur më lart.

Vetëm atëherë fillon afati i Kuvendit. Kushtetuta i jep Parlamentit 30 ditë nga paraqitja e kandidaturave për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm me tri të pestat e të gjithë deputetëve, pra 84 vota. Nëse Kuvendi nuk zgjedh një kandidat brenda këtij afati, kandidati i renditur i pari nga KLP konsiderohet i zgjedhur.

Sot ky afat 30-ditor nuk ka filluar. Kuvendi nuk ka ende tre kandidatë mbi të cilët të votojë.

Ndërkohë, mandati i Olsian Çelës përfn më 5 dhjetor 2026. KLP duhet ende të zgjidhë çështjet e përjashtimeve, të përfjë verifikimin, të vlerësojë pesë kandidatët, t'i rendisë dhe t'i dërgojë tre prej tyre Kuvendit.

Deri sa kjo të ndodhë, dokumentet, datat dhe mbledhjet e zhvilluara e vendosin ngërçin procedural brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vetëm pasi KLP t'i dërgojë Kuvendit tre emrat mund të fillojë matja e përgjegjësisë së Parlamentit për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. /Pamfleti/ klp prokurori i pergjithshem kuvend Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Videot intime, avokatja tregon sa vite burg rrezikon Adi Hila 3 Tetor 2026, 11:3811:38Aktualitet Pamjet intime të Adi Hilës, eksperti Softa: Kamera ishte drejtuar nga krevati, jo nga kasaforta 3 Tetor 2026, 11:0511:05Aktualitet Peqini nën pushtetin e flakëve, forca të shumta në terren; pritet ndërhyrje nga ajri 3 Tetor 2026, 10:0710:07Aktualitet Kontrolli i SPAK në vilën e Ron Yeffet, gazetari: Është gjetur edhe një armë zjarri 3 Tetor 2026, 08:5208:52Aktualitet Publikimi i videove intime, ish-prokurori Karanxha: Kush i ka marrë paratë! 3 Tetor 2026, 08:2908:29Aktualitet Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra 3 Tetor 2026, 07:5307:53Aktualitet