Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të grabitjes së disa automjeteve në Vlorë dhe Orikum. Në pranga u vunë shtetasit M. D., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua; D. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit. Gjithashtu, disa orë më vonë, në qytetin e Orikumit, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep”. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
