Një njoftim për punësimin e farmacistëve nga Etiopia ka vënë në lëvizje Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë. Në rrjetet sociale, një agjenci rekrutimi njoftonte se farmacistë nga Etiopia ndodheshin në Shqipëri, kishin leje qëndrimi dhe ishin të gatshëm të nisnin punë. Por Urdhri i Farmacistëve sqaron se leja e qëndrimit dhe gatishmëria për të punuar nuk mjaftojnë për të ushtruar profesionin. Për të punuar si farmacist në Shqipëri, shtetasit e huaj duhet të plotësojnë një sërë kriteresh ligjore. LEXO edhe...Urdhri i Farmacistëve: Fondi i Kujdesit Shëndetësor ndryshoi çmimet pa njoftim, vështirësi në furnizimin me barna të rimbursueshme Fillimisht kërkohet njohja e diplomës. Më pas, dëshmia e njohjes së gjuhës shqipe, kalimi me sukses i provimit të shtetit, pajisja me leje qëndrimi dhe leje pune, si dhe regjistrimi pranë Urdhrit të Farmacistëve. Urdhri u kërkon farmacive dhe subjekteve punëdhënëse të tregohen të kujdesshme përpara çdo punësimi. "Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë sjell në vëmendje se ushtrimi i profesionit të farmacistit në Shqipëri nga shtetas të huaj i nënshtrohet kërkesave ligjore dhe profesionale, pavarësisht origjinës apo shtetësisë. Përpara ushtrimit të profesionit, shtetasit e huaj duhet të përmbushin kërkesat specifike të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, ndër të cilat: njohjen dhe njësimin e diplomës pranë QSHA-së, dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe në nivelin C1, kalimin me sukses të testimit që kryhet pranë Urdhrit të Farmacistëve, kalimin me sukses të Provimit të Shtetit, pajisjen me leje qëndrimi dhe leje pune, si dhe regjistrimin dhe anëtarësimin pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. Urdhri thekson se asnjë rekrutim apo ofertë punësimi nuk përbën në vetvete të drejtë për ushtrimin e profesionit, pa përmbushjen e të gjitha kushteve ligjore dhe profesionale. Për këtë arsye, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë u bën thirrje farmacistëve dhe subjekteve punëdhënëse të tregojnë kujdes ndaj njoftimeve të publikuara në rrjetet sociale apo platformat e rekrutimit dhe të verifikojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore përpara çdo punësimi. Këto kritere synojnë të garantojnë standardet profesionale, komunikimin e sigurt me pacientin dhe mbrojtjen e shëndetit publik", thuhet në reagimin e Urdhrit të Farmacistëve. Dokumentacioni dhe statusi profesional i çdo farmacisti të huaj duhet të verifikohen paraprakisht, në mënyrë që ushtrimi i profesionit të bëhet vetëm në përputhje me kërkesat ligjore. SI.E./ReportTv.al urdhri i farmacisteve Farmacistet Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 3739 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

