Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e cila u përball me përndjekjen e protestuesve brenda një qendre tregtare teksa po shkonte për në Kuvend, është shprehur se kjo nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Komentet Luarasi i bëri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku tha se bullizimi dhe intimidimi nuk i bëjnë njerëzit që të reagojnë, por sipas saj, është argumenti dhe debati i hapur që mund të shërbejnë si një formë ‘presioni’ ndaj Qeverisë, që ajo të përmirësojë punën e saj. LEXO edhe...Ballukut iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza/ Avokati Hoxha: Janë kushtet për masë të re, SPAK mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’ (VIDEO) “Unë edhe shumë kolegë të mitë në Parlament nuk është se mbajmë barra edhe pesha të vendimmarrjeve të kaluara. Kështu që kjo është njëra nga elementët. Por elementi tjetër është se edhe për ata njerëz që kanë marrë vendime, nuk është kjo mënyra e duhur për t’i bërë ata që të reagojnë. Kjo është kundër produktive, sepse i bën ata më tepër në instikamet e veta. Unë nuk mendoj se pjesa e bullizmit dhe pjesa e intimidimit i bën njerëzit që të reagojnë. Mendoj që diskutimi, argumentimi, debati i hapur... Kërkesa e llogarisë unë mendoj se duhet të ekzistojë fuqishëm, por nuk është kërkesa e llogarisë duke intimiduar njerëzit dhe duke u thënë atyre kriminelë e hajdutë”, tha mes të tjerash Luarasi. Më tej Luarasi theksoi se mënyra sesi ajo u sulmua nga protestuesit, nuk ndodhte as me dënimet në kohën e komunizmit, pasi sipas saj, atëherë kishte një gjykatë që merrte vendimin. Metodat e protestuesve për të përndjekur deputetët, Luarasi i krahasoi me gjyqet popullore, ose me vetëgjyqësinë, ç’ka sipas saj nuk i sjell asnjë të mirë njerëzimit. “Nëse më thua mua sot kriminele, si do e etiketosh atë që është vërtetë kriminel? Unë nuk dua ta paraqes veten viktimë, sepse mendoj se kam bërë shumë gjëra të mira në jetën time. Unë nuk jam viktimë, por viktimë janë patjetër njerëzit që intimidohen nga familja, në mënyra personale, kur ti i rrethon, etj. Kjo bën vetëgjyqësi. Vjen ndonjëherë ndonjë e mirë në historinë e njerëzimit nga vetëgjyqësia? Në gjyqet popullore të dikurshme të komunizmit prapë kishte një gjyq. Kurse kjo që po ndodh tani është që ne po dënohemi pa gjyq, sepse nuk ka as prokuror e as gjykatës aty dhe nuk mendoj se kjo është gjëja e drejtë, sepse mendoj se gjithësecili e meriton një proces të ndershëm. Është një ngarkesë e tepruar për ta mbajtur si barrë, por njerëzit në zemërim e sipër mund të bëjnë edhe gabime”, shtoi Luarasi. Lidhur me një pretendim që është përhapur në media se ajo ka denoncuar në polici njërën prej protestueseve që e rrethoi brenda qendrës tregtare, Luarasi tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe për këtë ‘vuri bast’ me mandatin e saj. Por ajo shtoi se e kishte menduar dhe ende po vijonte ta mendonte që të bënte një denoncim, për situatën që i ndodhi në qendrën tregtare. “Dje ka populluar rrjetet sociale që unë kam bërë denoncim ndaj njërës prej protestueseve, nuk është e vërtetë dhe e deklaroj këtë me përgjegjësi publike. Jam gati të jap mandatin tim nëse gjendet një denoncim nga ana ime. Unë artikulova që do bëj denoncim dhe jam duke e menduar këtë gjë, por nuk e kam bërë ende. Nëse policia e ka pytur ndërmjet të tjerash edhe për atë që ndodhi dhe që ishte një ngjarje publike, kjo është punë e policisë dhe s’ka lidhje me denoncimin tim. Ne kërkojmë nga Policia, edhe protestuesit kërkojnë nga policia dhe efektivët janë në një lloj sanduiçi”, përfi Luarasi. R.Xh/ReportTv.al Kuvend 8 shtator 2026 Sot Live në Shqipëri proteste protestat kunder qeverise PS deputetët iris luarasi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 3739 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

