Lajme Zone
Korçari gjobitet me 100 mijë lekë për celularin: E kisha në dorë, por s’po flisja
Të tjeraJOQ Albania

Korçari gjobitet me 100 mijë lekë për celularin: E kisha në dorë, por s’po flisja

Një qytetar nga Korça ka denoncuar një rast të gjobitjes nga Policia Rrugore për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Një qytetar nga Korça ka denoncuar një rast të gjobitjes nga Policia Rrugore për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Ai ka treguar se ditën e sotme është gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa pretendon se në momentin e ndalimit nuk po fliste dhe nuk po komunikonte me celular, por thjesht e kishte pajisjen në dorë.

“Po mbajte telefonin në dorë ke 100 mijë lekë të vjetra gjobë. Nuk po flisja, nuk po komunikoja. Unë e kisha celularin në dorë, jo duke folur dhe jo duke komunikuar”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Ai e konsideron masën e gjobës të tepruar dhe ngre shqetësimin se, në raste të tilla, qytetarët duhet fillimisht të paralajmërohen, veçanërisht kur nuk janë duke përdorur telefonin për të folur apo komunikuar.

“Ka masë paralajmërimi. Mund të më thoshte: ‘Shiko, vërejtje, mos e mbaj telefonin në dorë’, por jo gjobë 100 mijë lekë direkt”, vijon ai.

Qytetari pretendon gjithashtu se masat nuk aplikohen në mënyrë të njëjtë ndaj të gjithë drejtuesve dhe kërkon më shumë qartësi dhe një trajtim të barabartë në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.