Lajme Zone
Vidhet një veturë në Podujevë, policia nis hetimet
Të tjeraTelegrafi

Vidhet një veturë në Podujevë, policia nis hetimet

Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar të premten në Podujevë.

Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar të premten në Podujevë.Sipas raportit, persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur veturën me targa vendore të një viktime femër, të cilën ajo e kishte parkuar në bodrumin e një marketi. Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në intervalin kohor nga ora 16:55 deri në 19:00.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vjedhjeje. /Telegrafi/