Lajme Zone
Rrënimet pranë Ujmanit vazhdojnë – çfarë paralajmëron Pacolli për Badovcin e Batllavën?
PolitikëTelegrafi

Rrënimet pranë Ujmanit vazhdojnë – çfarë paralajmëron Pacolli për Badovcin e Batllavën?

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje edhe në Badovc e Batllavë.

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje edhe në Badovc e Batllavë.Ministrja Fitore Pacolli-Dalipi tha në “Përballje Podcast” në Telegrafi se në këto dy liqene vëmendja do të përqendrohet te ndërtimet në zonat sanitare, të cilat shërbejnë për mbrojtjen e ujit të pijshëm. - YouTube www.youtube.com Pacolli tha se Ministria i ka nisur ndërhyrjet në Ujman për shkak të rëndësisë së tij për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për industrinë. Sipas saj, numri i ndërtimeve dhe verifikimet që duhet të bëhen para ndërhyrjes po e zgjasin procesin.“Ka shumë ndërtime ilegale, të cilat gradualisht jemi duke i rrënuar, sepse na duhet t’i ndjekim edhe procedurat”, tha ministrja. Ajo shpjegoi se fillimisht verifikohet se në pronë të kujt ndodhet objekti dhe në cilën zonë është ndërtuar.E pyetur për pretendimet se rrënimet në Ujman po drejtohen ndaj komunitetit serb, Pacolli-Dalipi tha se Ministria i ka njoftuar ambasadat dhe Zyrën e Bashkimit Evropian për mënyrën se si po zhvillohet procesi.“Ne veprojmë në përputhje me ligjet që i kemi dhe nuk bëjmë diskriminime”, deklaroi ajo. Çfarë pritet në Badovc e Batllavë?Ministrja tha se në Badovc dhe Batllavë ka ndërtime që duhet të largohen, veçanërisht nga zonat sanitare. Ajo e përshkroi zonën sanitare si brezin e parë të mbrojtjes së liqenit, ku kufizohen ndërtimet dhe aktivitetet që mund të ndikojnë në cilësinë e ujit.“Ne kemi edhe restorante, edhe aktivitete të tjera në zonën sanitare”, tha Pacolli-Dalipi. Për Batllavën, ajo shtoi se dendësia e ndërtimeve e bën ndërhyrjen më të ndërlikuar dhe se Ministria tashmë e ka shqyrtuar dosjen për këtë zonë.Si shembull të një ndërhyrjeje të përfunduar, ministrja përmendi Radoniqin. Sipas saj, atje procesi ka qenë më i lehtë për shkak se kishte më pak objekte pa leje. “Nuk ka sot ndërtime ilegale në liqenin e Radoniqit”, tha ajo. Ajo në këtë podcast ka folur edhe se kur pritet të nisë ndërtimi i pesë digave të premtuara nga kryeministri Albin Kurti dhe se a po e pengon Qeveria - Komunën e Prishtinës në menaxhimin e mbeturinave. /Telegrafi/.