Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga testimi në rrugë i mjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, të cilat iu dorëzuan ushtrisë shqiptare. Kreu i qeverisë bën të ditur se kompania Timak Defence, e cila synon të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajve, ka lidhur tashmë marrëveshje me 30 vende për eksportin mjeteve dhe prodhimeve të tjera ushtarake. LEXO edhe...Ushtria me 40 mjete taktike ‘Made in Albania’! Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore! Me prodhime shqiptare furnizojmë edhe ushtrinë amerikane (VIDEO+FOTO) “Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’ të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania Timak Defence e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama. Ushtria shqiptare mori dje në dorëzim 40 mjete të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”, ku është pronar dhe shteti shqiptar. Rama thotë se objektivi është që brenda vitit 2028 Forcat e Armatosura të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet sipas standardeve të NATO-s. Share SI.E./E.H/ReportTv.al edi rama Forcat e Armatosura timak Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 58.4% 100 bashki (PD) 15.7% 61 bashki (si sot) 26% Vota total: 1098 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?
