Lajme Zone
BotëReport TV

Videoja tronditëse/ Thirri për ndihmë, por s’pati asnjë reagim! 43-vjeçari vdes në duart e policëve gjatë arrestimit


Sipas mediave, Abderrahim Fakir kishte shfaqur shqetësime që prej mëngjesit (ende nuk dihet nëse ka qenë nën ndikimin e ndonjë substance), ndaj ishin thirrur ambulanca dhe policia.

Një 43-vjeçar i cili po arrestohej nga policia e Bolonjës, ka ndërruar jetë pikërisht gjatë ndërhyrjes së efektivëve, Sipas mediave, Abderrahim Fakir kishte shfaqur shqetësime që prej mëngjesit (ende nuk dihet nëse ka qenë nën ndikimin e ndonjë substance), ndaj ishin thirrur ambulanca dhe policia. LEXO edhe...Itali/ Gjendet i djegur trupi i gazetarit 53-vjeçar! Dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri para djegies Policët u përpoqën ta qetësonin dhe ta prangosnin ndërsa përdorën edhe spray me piper. Por gjatë arrestimit, Fakir vdiq. Një video tronditëse që po qarkullon tregon burrin i cili po shtypet në tokë duke bërtitur për ndihmë, ndërsa dy policë dhe një person i tretë ia mbajnë fytyrën drejt asfaltit. Personeli mjekësor s’bën asnjë lëvizje. Të bërtiturat e burrit pushojnë, por policët vijojnë veprimet e tyre. Në momentin kur e kthejnë burrin në shpinë, kuptojnë se ai është i pajetë./La Repubblica P.J/E.H/ReportTv.al arrestim itali Bologna Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 57.8% Argjentina 37% Nuk kam mendim 5.2% Vota total: 2173 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?