HIMARË- Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë disa hektarë me pisha dhe sipërfaqe pyjore në fshatin Vranisht të bashkisë Himarë.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive dhe rrezikojnë seriozisht disa banesa pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave. Ndërkohë, në operacionin për shuarjen e zjarrit vijohet edhe nga ajri iku po kryen hedhje uji nga ajri në vatrat më aktive. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Përveç sipërfaqeve me pisha dhe pyje, zjarri ka përfshirë edhe zona me shkurre, barishte dhe pemëtari, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për ndërhyrjen e forcave në terren.
Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe helikopteri po vijojnë përpjekjet për neutralizimin e flakëve
Në mbështetje të forcave zjarrfikëse të Bashkisë Himarë, të cilat vijojnë prej orësh përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit në fshatin Vranisht, veç një helikopter i dytë, është nisur dhe një avion tip “Air Tractor”.
Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi në terren, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në tokë. Për shkak të situatës, është kërkuar ndërhyrja nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
