Lajme Zone
VIDEO/ Vrasja në Fier, gjendet automjeti i djegur
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Vrasja në Fier, gjendet automjeti i djegur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne n...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

CNA ka mundur të sigurojë pamjet e automjetit të djegur që është gjetur në fshatin Dermenas, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.