Lajme Zone
Flini me flokë të lagur pas dushit? Dermatologët paralajmërojnë pasojat dhe efeket negative
Të tjeraReport TV

Flini me flokë të lagur pas dushit? Dermatologët paralajmërojnë pasojat dhe efeket negative

Dermatologët këshillojnë të shmangni, sa herë që është e mundur, gjumin me flokë të lagur, pasi kjo praktikë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e flokëve dhe të lëkurës së kokës.

Nëse preferoni të bëni dush në mbrëmje, me siguri ju ka ndodhur të shkoni në shtrat pa i tharë flokët plotësisht. Pas një dite të gjatë, tharja e flokëve mund të duket si një detyrë e tepërt dhe dëshira për t’u mbështjellë me batanije e për të pushuar shpeshherë fiton. Megjithatë, dermatologët këshillojnë të shmangni, sa herë që është e mundur, gjumin me flokë të lagur, pasi kjo praktikë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e flokëve dhe të lëkurës së kokës. LEXO edhe...Një krehër elektronik për... tullacët! Shpikja e re që nxit rritjen e flokëve Sipas dermatologes Dr. Anna Chacon, lagështia e mbetur për një kohë të gjatë në lëkurën e kokës mund të krijojë kushte të favorshme për shumimin e mikroorganizmave, duke rritur rrezikun e irritimit dhe çrregullimit të ekuilibrit natyror të saj. Një tjetër problem lidhet me vetë strukturën e flokëve. Kur janë të lagur, ata janë më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve mekanike. Kontakti i vazhdueshëm me jastëkun dhe fërkimi gjatë lëvizjeve në gjumë mund të shkaktojnë këputje të fijeve, maja të dëmtuara dhe elektricitet statik, duke i bërë flokët të duken më të çrregullt në mëngjes. Gjumi me flokë të lagur mund të ndikojë edhe në lëkurën e fytyrës. Lagështia dhe papastërtitë që grumbullohen në këllëfin e jastëkut mund të favorizojnë shumimin e mikroorganizmave. Kontakti i përsëritur me një sipërfaqe të tillë mund të kontribuojë në irritimin e lëkurës dhe përkeqësimin e problemeve si puçrrat. Çfarë duhet të bëni nëse nuk keni mundësi t’i thani flokët para gjumit? Nëse ndonjëherë ju duhet të shkoni në shtrat me flokë të lagur, dermatologu Dr. Brendan Camp sugjeron disa masa të thjeshta për të kufizuar dëmtimin. Një prej tyre është vendosja e një peshqiri të pastër dhe të thatë mbi jastëk, në mënyrë që të thithë një pjesë të lagështisë. Gjithashtu, në varësi të llojit dhe gjatësisë së flokëve, rekomandohet krijimi i një gërsheteje të lirshme, për të kufizuar fërkimin gjatë gjumit. Një tjetër këshillë është përdorimi i produkteve leave-in, të cilat ndihmojnë në hidratimin, zbutjen dhe mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet. Në fund, zgjidhja më e mirë mbetet t’i lini flokët të thahen sa më shumë përpara se të shkoni në shtrat. Kështu, mund të kujdeseni më mirë për shëndetin e tyre dhe të shmangni dëmtimet e panevojshme. Xh.K/ReportTv.al floke Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 70.9% Protesta 23% Asnjëra 6% Vota total: 2609 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?