Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata ka reaguar për gjendjen infrastrukturore në Mat.
Vata përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar izolimin e banorëve të zonës së Xibrës në Mat, që sipas saj ndodh për shkak të rrugëve të këqija që bllokohen pas prurjeve të Zallit të Xibrit.
Deputetja demokrate ka ironizuar urën e improvizuar të kalimit që banorët përdorin, duke e etiketuar si provë të dështimit të investimeve për banorët.
Vata kërkon shtim të fondeve për banorët e zonës dhe përkthim të këtyre parave në rrugë, ura dhe aspekte të tjera që janë në dobi të qytetarëve dhe jo propagandës.
Reagimi i Vatës: "FYTYRA E RILINDJES!
Në lagjen “Meta” të Xibrit, banorët kanë mbetur të izoluar nga prurjet e Zallit të Xibrit. Shikojeni pak “urën” që u është lënë për të kaluar! Mrekulli infrastrukturore!
Ndërkohë, rruga që lidh fshatrat Ceruj, Patin dhe Pleshë, e ndërtuar para pak kohësh, rrezikon të shembet plotësisht!
Njëra rrugë mungon, tjetra po ikën bashkë me dheun!
Propagandë me kilometra, rrugë me afat deri te shiu i parë!
Banorët kërkojnë ura dhe rrugë, jo rekorde imagjinare investimesh!"/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

