VIDEO/ Vodhën kasafortën me sende me vlerë në një banesë në Tiranë, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 persona
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona të kapur në flagrancë duke vjedhur në një banesë në Tiranë.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona të kapur në flagrancë duke vjedhur në një banesë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasit A. H., 45 vjeç dhe A. G., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, më datë 03.04.2026, u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur një kasafortë, brenda së cilës kishte sende me vlerë dhe 1 armë zjarri me municion, e cila posedohej me leje nga pronari i banesës, në rrugën “Zihni Sako”. “Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur si biznes nga shtetasi A. G., u konstatua se ky shtetas modifikonte çelësa të ndryshëm për të mundësuar hapjen e bravave të apartamenteve. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje të shumave të parave dhe sendeve me vlerë në një banesë në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
