Lajme Zone

“Inceneratorët fantazmë”, Ina Zhupa: Turizmi nuk mbahet me propagandë, ka nevojë për qytete të pastra

Kryetarja e komisionit të Turizmit, Ina Zhupa deklaroi nga Saranda se menaxhimi i mbetjeve gjatë sezonit turistik mbetet një dështim i qartë i qeverisë, duke akuzuar se milionat e shpenzuara për “inceneratorët fantazmë” nuk kanë zgjidhur problemin në terren. Ajo theksoi se, ndonëse Shqipëria prodhon më pak mbetje për frymë se mesatarja e BE-së, vendi përballet me nivele të larta ndotjeje për shkak të mungesës së menaxhimit efektiv.

“Inceneratorët fantazmë”, Ina Zhupa: Turizmi nuk mbahet me propagandë, ka nevojë për qytete të pastra

Kryetarja e komisionit të Turizmit, Ina Zhupa deklaroi nga Saranda se menaxhimi i mbetjeve gjatë sezonit turistik mbetet një dështim i qartë i qeverisë, duke akuzuar se milionat e shpenzuara për “inceneratorët fantazmë” nuk kanë zgjidhur problemin në terren. Ajo theksoi se, ndonëse Shqipëria prodhon më pak mbetje për frymë se mesatarja e BE-së, vendi përballet me nivele të larta ndotjeje për shkak të mungesës së menaxhimit efektiv. Sipas saj, edhe situata në Sarandë rëndohet gjatë verës, kur popullata që duhet menaxhuar rritet deri në pesëfish, ndërsa infrastruktura dhe shërbimet e pastrimit mbeten të njëjta, duke sjellë kosha të tejmbushur dhe imazhe që dëmtojnë rëndë turizmin. Zhupa kërkoi masa urgjente, investime reale në riciklim dhe mbështetje shtesë për qytetet turistike gjatë sezonit. Statusi i plotë i Ina Zhupës: Në Sarandë për të diskutuar për menaxhimin e mbetjeve në sezonin turistik.

Qeveria ende s’ka pranuar që dështoi me “incenerimin fantazmë”, që djeg vetëm paratë e shqiptarëve, dhe vazhdon të japë akoma para që nuk dihet ku shkojnë. Ndërkohë, ka rikthyer me ligj modelin e menaxhimit të integruar dhe riciklimit. Në vitin 2024, Shqipëria gjeneroi 322 kilogramë mbetje urbane për frymë, shumë më poshtë se mesatarja e BE-së, 517 kilogramë. Pavarësisht se vendi ynë prodhon më pak mbetje për frymë se BE-ja dhe rajoni, është në nivele të larta ndotjeje sipas raporteve ndërkombëtare. Kjo tregon qartë dështimin në menaxhimin e mbetjeve.

Llogaritja e mbetjeve për banor varet drejtpërdrejt nga numri i popullsisë rezidente dhe dihet që Shqipëria ka pësuar një tkurrje të popullsisë, veçanërisht të moshave të reja që janë konsumatorët më aktivë. Ndaj edhe kemi një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së dhe rajonit.

Sa i përket menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, duhet thënë se:

Saranda i dërgon mbetjet në landfillin e Bajkajt në Delvinë, me mjete të amortizuara që ndotin më shumë sesa pastrojnë.

Gjatë sezonit veror, qyteti përballet me një rritje deri në pesëfish të popullsisë, por menaxhimi i mbetjeve mbetet i njëjtë.

Kosha të tejmbushur në mes të ditës, grumbullime spontane mbetjesh në Ksamil dhe në gjithë qarkun, imazhe që bëhen virale dhe dëmtojnë rëndë reputacionin tonë.

Ky përbën një problem serioz për turizmin dhe duhet adresuar me efektivitet në përgatitje për hapjen e sezonit të ri. Turistët zgjedhin destinacione të pastra. Një qytet me mbetje në rrugë krijon menjëherë perceptimin e mungesës së standardeve. Imazhi në rrjetet sociale është vendimtar. Një foto me plehra shpërndahet më shpejt se çdo reklamë pozitive.

Saranda dhe çdo qytet turistik kanë nevojë për: menaxhim të diferencuar të mbetjeve, shtim të ndihmës dhe fondeve nga qeveria gjatë sezonit turistik, investim real në riciklim dhe ndarje në burim, si dhe modernizim të flotës së pastrimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ina sarande turizmi zhupa