Lajme Zone

Qëndrimi i Ramës për korrupsionin, Bardhi: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur! Po intimidon drejtësinë dhe…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me korrupsionin, duke deklaruar se koha ka provuar se sa më shumë që kreu i qeverisë mohon një problem, “aq më thellë është i zhytur në të dhe aq më shumë zvarritet për ta mbrojtur”.

Qëndrimi i Ramës për korrupsionin, Bardhi: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur! Po intimidon drejtësinë dhe…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me korrupsionin, duke deklaruar se koha ka provuar se sa më shumë që kreu i qeverisë mohon një problem, “aq më thellë është i zhytur në të dhe aq më shumë zvarritet për ta mbrojtur”. Ai shtoi se problemi qëndron se me “zvarritjen” e kreut të qeverisë, bashkë me të “zvarriten edhe shqiptarët”. Sipas tij, duke mohuar realitetin e krimit dhe korrupsionit, Rama po shmang përgjegjësinë, ndërsa njëkohësisht po dekurajon e intimidon drejtësinë, duke thelluar krizën dhe vonuar zgjidhjen e problemeve në Shqipëri. Reagimi i plotë: MOHIMI QË KUSHTON!

Koha ka provuar se sa më shumë që Edi Rama mohon një problem, aq më thellë është i zhytur në të dhe aq më shumë zvarritet për ta mbrojtur. Por çështja është se, bashkë me të, zvarriten edhe shqiptarët.

Duke mohuar realitetin e krimit dhe korrupsionit, siç po bën sot, Edi Rama shmang përgjegjësinë, dekurajon dhe intimidon drejtësinë, thellon krizën dhe vonon zgjidhjen, duke e kthyer çdo mohim në kohë të humbur për Shqipërinë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb