Lajme Zone

Shqipëria më 4 prill në samitin e NATO-s/ Ish-ministri demokrat i Mbrojtjes kujton momentin e anëtarësimit në Aleancë: Ia njoh meritat edhe kundërshtarëve!

Ish-ministër i Mbrojtjes në kohën e PD-së, Gazmend Oketa ka përkujtuar datën historike të 4 prillit kur Shqipëria u ul për herë të parë si anëtare në tryezën e NATO-s.

Ish-ministër i Mbrojtjes në kohën e PD-së, Gazmend Oketa ka përkujtuar datën historike të 4 prillit kur Shqipëria u ul për herë të parë si anëtare në tryezën e NATO-s. Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Oketa u kthye pas në kohë, ndërsa theksoi se anëtarësimi ndodhi falë qeverive shqiptare nga 92 deri në 2009. “Duke u përpjekur të kthehem pas në kohë, nuk ka qene vetëm ajo datë kur Shqipëria më prill të 2009 të ulej si anëtare e NATO-s, por në fakt ishte periudhë intensive, që nga zgjedhjet e 2005, me ardhjen e PD. Disa reforma kishin nisur te jepnin efektet. Asokohe u diskutua mes presidentit Bush dhe zotit Berisha, që çështja e deklarimit të pavarur të Kosovës, ishte çështje kohe. Më pas u zyrtarizua kërkesa për të qenë anëtare e NATO-s. Hy te njerëzit që i njoh meritat dhe të kundërshtarit. Anëtarësimi në NATO ka qenë edhe falë punës së qeverisë së asaj kohe të ’92-it,nga qeveria e PD e asaj kohe. Nga ’92 deri në 2009 vijoi puna. Por merita e madhe duhet t’i njihet qeverisë së 2005. U bënë përpjekje maksimale për këtë çështje. Secili nga ne bëri detyrën për të cilën ishim ngarkuar. Me keqardhje them se optimizmi i atyre viteve nuk ekziston më sot. Kam pritur që anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një aleancë, por përfshirja në këtë strukturë.”, tha ai. Duke u ndalur te sfidat e asaj kohe, Oketa tregoi nëse Shqipëria ishte apo jo gati në 2009 për t’u anëtarësuar në NATO. “Pak gjëra ka pasur që nuk janë bërë publike. Ka qenë rrugëtim i gjatë. Në ato km e fundit u bë dhe më i qartë. Shqipëria nga pikëpamja ushtarake ishte shumë e gatshme për anëtarësimin në NATO. Kemi marrë vlerësime maksimale për ushtarakët tanë, kudo ku kanë qenë. Dobësi? Kishte një raport të thyer mes forcave ushtarake dhe pjesës civile. Sa herë i kthehem detyrës së tij të mëparshme, kjo ishte ajo që kisha konstatuar. Një pjesë të energjive të mia ka shkuar për të rivendosur këtë balancë, për të rikthyer besimin te ushtarakët.

Probleme ishin mungesa e fondeve.”, shtoi Oketa. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gazmend oketa