Nuk ndalet ushtria ruse, sulm me dron në një treg në Nikopol të Ukrainës, 5 të vdekur, 19 të plagosur
Të paktën 5 persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në një sulm me dron rus në një treg në Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.

Të paktën 5 persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në një sulm me dron rus në një treg në Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës. Kështu raportojnë autoritetet lokale. “Pesë persona u vranë – tre gra dhe dy burra – dhe 19 të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë 14-vjeçare e cila tani është në gjendje kritike”, tha në Telegram Oleksandr Ganja, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Dnipropetrovskit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: sulm Ukraine
