Lajme Zone
VIDEO/ Vetëm 9 minuta në fushë, Taulant Seferi shënon dy gola në debutim me klubin e ri turk
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Vetëm 9 minuta në fushë, Taulant Seferi shënon dy gola në debutim me klubin e ri turk

Sulmuesi i Kombëtares u largua nga Bodrumspor dhe vetëm pak ditë më parë firmosi për Kayserispor.

TURQI - Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë përvojën me klubin e ri në Ligën e Parë turke, duke shënuar dy gola në debutimin me fanellën e Kayserispor në fitoren 0-2 jashtë fushe kundër Vanspor. Sulmuesi i Kombëtares u bashkua me ekipin e ri vetëm pak ditë më parë, pasi la Bodrumspor ku luajti sezonin e fundit dhe shënoi 17 gola. Në ndeshjen e të dielës, e cila vlente për raundin e parë të sezonit të ri, Seferit iu deshën vetëm nëntë minuta në fushë për të shënuar golin e parë. Një pasim i Saglam bëri që sulmuesi kuqezi të zhbllokonte ndeshjen. LEXO EDHE:VIDEO/ Myrto Uzuni shënon tre supergola në një ndeshje, i jep fitoren 3-0 FC Austin dhe merr topin në shtëpi Edhe në minutën e 56-të, një top i servirur po nga Saglam bëri që Seferi të shënonte golin e dytë për ekipin e ri, duke 'vulosur' tri pikët. 29-vjeçari luajti për 87 minuta dhe tregoi që në debutim se jo më kot Kayserispor investoi te ai. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Legjionaret turqia taulant seferi Kayserispor Vanspor Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.2% Jo 46.4% I/e dyzuar 7.4% Vota total: 853 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?