Lajme Zone
Derbi i Milanos për mbrojtësin/ Tottenham kërkon 40 milionë euro për Spence
SportCNA

Derbi i Milanos për mbrojtësin/ Tottenham kërkon 40 milionë euro për Spence

Milani ka hyrë në garë për mbrojtësin e Tottenhamit, Djed ...

Milani ka hyrë në garë për mbrojtësin e Tottenhamit, Djed Spence. 26-vjeçari është bërë një nga emrat më të kërkuar në merkato, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe Interi. Sipas medias britanike TEAMTalk, kuqezinjtë kanë shprehur interes konkret për Spence, i cili konsiderohet një nga lojtarët që Tottenham është i gatshëm të shesë gjatë kësaj vere.

Spërsat i kanë vendosur mbrojtësit një çmim prej rreth 40 milionë eurosh, ndërsa drejtuesit e klubit londinez synojnë të përdorin të ardhurat nga shitja për të financuar përforcime të tjera të skuadrës.

Tottenham raportohet se e ka ofruar Spence edhe te disa klube të tjera, ku mes tyre është edhe Interi. Ndërkohë, Liverpooli duket se është tërhequr nga gara dhe nuk pritet ta vazhdojë më tej interesimin për lojtarin. Për Milanin, situata mund të lidhet edhe me largimin e Athekame drejt Lyonit në formë huazimi.

Spence shihet si një alternativë interesante për krahun e mbrojtjes, falë edhe shkathtësisë së tij për të luajtur në të dyja anët e fushës. Tashmë pritet të shihet nëse Milani do të jetë gati të paguajë shumën e kërkuar nga Tottenham për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.