Lajme Zone
I mjaftojnë vetëm 9 minuta/ Seferi e bën “sefte” me skuadrën e re në Turqi, shënon dy gola
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I mjaftojnë vetëm 9 minuta/ Seferi e bën “sefte” me skuadrën e re në Turqi, shënon dy gola

Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshm...

Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën tek skuadra e Kayserispor-it në Ligën e Parë turke. Sulmuesi shqiptar e bëri sefte me fanellën e ekipit të ri, madje duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij në kampionat në duelin ndaj Vanspor-it në transfertë.

Dueli përfi me rezultatin 0-2 për miqtë, ndërsa të dy golat e kësaj sfide kanë si autor pikërisht Taulant Seferin. Sulmuesit kuqezi i mjaftuan vetëm 9 minuta në fushën e blertë për të gjetur rrjetën dhe për të zhbllokuar shifrat e këtij takimi.

Ndërkohë, në minutën e 56-të, Seferi tundi sërish rrjetën, duke vulosur dopietën personale dhe suksesin e Kayserispor-it. 29-vjeçari luajti për 87 minuta dhe tregoi që në debutim se jo më kot Kayserispor investoi te ai.

Në këtë ndeshje që nga minuta e parë u aktivizua edhe Florent Hasani, i cili më pas la fushën e lojës në minutën e 65-të. Dueli i radhës në kampionat i Kayserispor-it do të jetë ndaj Sivaspor-it të Rey Manajt./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.